Francë, 13 të vdekur dhe 6 të plagosur nga zjarri në lokal

Elton Tafaruci

Të paktën 13 të vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një zjarri të madh që shpërtheu mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës në Rouen, të Francës.

Mediat vendase shkruajnë se zjarri ka rënë një një lokal ku po festohej një ditëlindje dhe viktimat janë të moshës 18-25 vjeç. Ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por dyshohet të jetë aksidentale. Zjarri fillimisht nisi në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhap në të gjithë ambientin.

Autoritetet deklaruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi zjarri u përhap kudo. Policia dhe njësitë zjarrfikëse të emergjencës mbërriten rreth orës 00:50 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe pas gati 30 minuta flakët u vunë nën kontroll.

Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin Universitar të Rouen. Njëmbëdhjetë dëshmitarë janë marrë në Sallën e Policisë Rouen të pyeten për të përcaktuar detajet e mëtejshme në lidhje me incidentin.

Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve, tha në një deklaratë: “Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarrit.”

Por disa mediat thonë se një burim i siguruara nga hetimet thotë se qirinjtë mbi një tortë ditëlindje mund të ketë qenë shkaku i zjarrit që i mori jetën 13 të rinjve.

france

36EC2C0000000578-0-image-a-17_147044969098936ECCBB900000578-3726472-image-a-25_1470459747016zjarr

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *