Gjashtë fëmijë francezë kanë vdekur të enjten kur një autobus u përplas me një kamion në qytetin bregdetar Rochefort.
Sipas zyrtarëve lokalë, rrethanat e aksidentit ende janë të paqarta por një hetim është duke u zhvilluar.
Në momentin e aksidentit, tetëmbëdhjetë nxënës kishin qenë në autobus.
Kryetari i Rochefortit, Herve Blanche, ka konfirmuar vdekjen e së paku gjashtë fëmijëve. /Dita/
