Francë – Belgjikë, gjysmëfinalja e parë e Botërorit

Leda Hysa
?????????????????????????????????????????????????????????

Belgjikë-Francë do të jetë gjysmëfinalja e Kupës së Botës.

“Ky grup lojtarësh e meritoi të vinte deri këtu. Tashmë do të përballemi me skuadrat e nivelit më të lartë. Kanë shumë eksperiencë në pankinë. Dechamps e di mirë se ç’duhet bërë. Kombinimi në sulm është perfekt, balanca në mbrojtje gjithashtu. Do të jetë një ndeshje e një niveli të jashtëzakonshëm”, shprehet Roberto Martinez.

Francezët nga ana e tyre e kanë studiuar kundërshtarin si skuadër por edhe lojtarët si individë.

“Është një ekip i ri por që tregoi pjekuri në fushë. Kanë lojtarë që luajnë në klubet më të mëdhenj në Europë. Luajnë me pasime të shkurtra por e kombinojnë edhe me aksion direkt. Na duhet një paraqitje e shkëlqyer për të shkuar në finale”.

Në sytë e 64 e 500 spektatorëve, Franca  dhe Belgjika do të zbresin në fushën e lojës këtë të martë në stadiumin e Shën Petërburgut.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *