Francë: Është zbuluar sulmi terrorist në “shkallë të avancuar”

Elton Tafaruci

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha se policia e ka arrestuar dje një të dyshuar, i cili ishte “në shkallë të avancuar” për të kryer sulm në Francë.

Cazeneuve tha se megjithatë “nuk ka dëshmi të prekshme për ndërlidhje të këtij komploti me sulmet në Paris ose Bruksel”.

Tashmë dihet se kamikazët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, që kanë kryer sulme në aeroportin dhe metron e Brukselit, më 22 mars, kishin pasur lidhje me personat e përfshirë në sulmet në Paris më 13 nëntor të vitit të kaluar, nga të cilat u vranë 130 persona.

Ministri Cazeneuve tha se personi i arrestuar me shtetësi franceze, “i përket rrjetit terrorist, që ka synuar ta sulmoj” Francën./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *