Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, raportohet se është marrë në pyetje lidhur me disa dyshime se ka shfrytëzuar ndikimin për të mbledhur informacione. Sarkozy është marrë në pyetje nga hetuesit antikorrupsion në Nanterre, në perëndim të kryeqytetit Paris, pak pasi edhe avokati i tij dhe dy gjyqtarë janë marrë gjithashtu në pyetje.
Agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se ish-presidenti 59 vjeçar, është i dyshuar se ka marrë informacione të brendshme nga njëri nga gjyqtarët lidhur me progresin e një hetimi. Ai ishte informuar se telefoni i tij mobil ishte në përgjim pas akuzave se fushata e tij presidenciale në vitin 2007 ishte financuar nga ish-diktatori i Libisë, Muammar Ghaddafi.
Raportohet se hetuesit mund ta mbajnë zotin Sarkozi deri në 24 orë, me mundësi të zgjatjes së arrestit edhe për 24 orë të tjera.

po ky S-ja jone kur do arrestohet?
Po kush ka brin ti dale saliut perpara sa do qe shoi Gerdecin e sa do qe vrau 4-er vete ne bulevard.
Sanader-Sarkozi-Salii .
I erdhi radha.
I treti i verteti !
Sarkozy as qe krahasohet me pislleqet e Berishoziut , kur do vije momenti te jape llogari pas hekurave ky qen i terbuar , qe nuk njeh asnje rregull te moralit shoqeror ?? Ai njeh e zbaton vetem c’i thote koka e tij , nje malok i trashe , qe nuk u gdhend kurre.!!
Se kuptoj se perse per nje lajm te tille eshte marre nje foto nga nje gazete turke???
Apo ky eshte principi qe gjithcka ben, pamvaresisht nga “burimi”!!!