Andre Marchand, kryetari i bashkisë Briollay në rajonin perëndimor francez Maine-et-Loire, në fillim të muajit ka marrë vendim për “ndalimin e hyrjes së mushkonjave në qytezë” pas ankesave të vazhdueshme të banorëve se vendi është pushtuar nga mushkonjat.
Marchand, në deklaratën për shtyp, tha se Briollay ku jetojnë 3 mijë banorë pas përmbytjeve të muajit qershor është pushtuar nga mushkonjat dhe se banorët janë ankuar.
Ai tha se banorët i kanë bërë presion që të gjejë zgjidhje lidhur me mushkonjat, prandaj ai është detyruar të marrë vendimin për “ndalimin e hyrjes së mushkonjave në qytezë”.
“Ky vendim është mënyra humoristike me të cilën mund t’u tregoj njerëzve se nuk mund të bëj asgjë në lidhje me çështjen”, tha Marchand.
Marchand tha se pavarësisht se janë vendosur kurthe në shumë vende të qytezës, banorët kanë vazhduar të ankohen dhe se ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër.
Ai shtoi se pas vendimit rastësisht është zvogëluar numri i mushkonjave, por në rast të një përmbytjeje të re numri i tyre mund të shtohet përsëri.
o.j/dita

SHIFEN MUSHKONJAT SI REFUGJATE APO CFAR !
me c’te drejte i kufizojn pickimet mushkonjavee kta francezet ?
ku jetojme sot heeeeeeeeeeeeeej !
Ku jane te drejtat e mushkonjave me e fut sonden e tyre ne cdo pjes te but dhe thithin prej andej ushqimin e tyre .
Pa mushkonja ska vere 😛
juncker o qeflli “mushkonjash ”
dhe ceshtja Mushkonja te behet Lajm
per gjithe Boten
Te diskutohet ne gjithe Boten te drejtat e mushkonjave
njelloj si ata te rinjte sportista qe ngatarruan rrugen
dhe ngecen ne shpelle Tailand ,
qe i mbajti frymen gjithe Globit duke u dhene
cdo dite ne Tv-te e gjithe Botes ,
ndrerkohe qe siri bombardoheshin civilat e pambrojtur
vdisnin mijra njerez !