Tre persona janë vrarë nga policia franceze në lidhje me sulmet e së premtes në Paris.
Midis të vrarëve është edhe një femër. Shpërthime dhe të shtëna armësh janë dëgjuar në Saint Denis, ku edhe mendohet se janë vrarë të tre të dyshuarit. Fokusi i këtij operacioni të policisë franceze është Abdelhamid Abaaoud, truri i atentateve që shkaktuan 129 viktima.
Operacioni i policisë po vazhdon ende. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, 3 oficerë policie janë plagosur në këtë operacion që ka nisur në orën 04:30 me orën shqiptare, ndërkohë që janë arrestuar edhe 3 persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmet në Paris.
Njerëzit që jetojnë në Saint Denis i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta dhe zona është e rrethuar nga ushtria. Dyqanet dhe shkollat janë mbyllur, ndërsa transporti publik është paralizuar. /Dita/
