Ndërsa Izraeli vazhon ofensivën tokësore në Gazë, mijëra protestues pro-palestinezë marshuan kundër dhunës nëpër qytetet e Francës, pa e përfillur ndalimin e demonstratave nga qeveria. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Paris, Lisa Bryant njofton se mitingjet në Francë pasojnë protesta të ngjashme në mbarë Europën kundër dhunës në Gazë.
Mitingu i së shtunës në Paris u bë i dhunshëm, ndërsa policia u përlesh me demonstruesit dhe përdori gazin lotsjellës. Autoritetet i kishin ndaluar protestat në shumë qytete franceze, për shkak të dhunës javën e kaluar në një protestë të ngjashme në Paris, gjatë të cilës pati edhe sulme ndaj dy sinagogave. Franca është vendi evropian me popullsinë më të madhe hebraike dhe palestineze, dhe ka patur vazhdimisht shqetësime se dhuna në Lindjen e Mesme mund të ndodhë edhe nëpër rrugët e Francës.
Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius po zhvillon bisedime në rajon, në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve.
Mijëra vetë nuk e përfillën vendimin e qeverisë për ndalimin e protestave, ashtu sikurse edhe kërcënimet dhe gjobat dhe madje edhe dënimet me burg, duke u mbledhur në kryeqytetin francez dhe në qytete të tjera në mbarë vendin, në emër të palestinezëve në Gazë.
Në lagjen Barbes të Parisit verior, turmat e emocionuara valëvisnin flamuj palestinezë dhe mbanin në duar parrulla, me thirrjet për t’i dhënë fund dhunës që ka vrarë qindra civilë, ndërsa trupat policore ishin grumbulluar ndodhej vetëm disa qindra metra larg. Disa nga demonstruesit mbanin në duar flamuj dhe parrulla në mbështetje të çështjeve radikale islamike.
Ata thërrisnin “Izraeli është vrasës” dhe “ne jemi të gjithë palestinezë”. Shumë prej tyre brohorisnin, ndërsa disa burra mbi çati digjnin flamuj izraelitë.
Protestuesit ishin nga vende dhe të feve të ndryshme. Mes tyre ishte edhe Zeina, e konvertuar në fenë myslimane, e cila denoncoi sulmet ajrore izraelite dhe ofensivën tokësore në Gazë.
Zeina thotë se të gjithë myslimanët janë të bashkuar kundër përpjekjes së Izraelit për të grabitur territore palestineze dhe që fajësojnë të tjerët.
Një tjetër demonstrues, i cili tha se e quanin Max, kritikoi qeverinë socialiste të Francës:
“Duam të protestojmë, sepse qeveria franceze duket se po merr pjesë në këtë konflikt dhe është e qartë, se mban anën e Iaraelit, pa marrë parasysh mendimin e popullit të vet.”
Në miting morën pjesë edhe një grup i vogël i Unionit për Paqen të hebrejve francezë. Ja si u shpreh presidenti i grupit Richard Wagman:
“E marr me mend se në këtë demonstratë janë të gjitha llojet e elementeve. Ne psh, jemi një organizatë hebraike për paqen dhe që mbështet një zgjidhje politike të konfliktit në Lindjen e Mesme, një zgjidhje të drejtë.”
Ofensiva e Izraelit në Gazë filloi si përgjigje ndaj sulmeve me raketë të grupit militant palestinez Hamas. Por viktimat mes civilëve i kanë tmerruar shumë Europianë. Ditët e fundit janë zhvilluar një numër i madh protestash në qytete të tjera në mbarë Europën, si në Britani, Greqi, Belgjikë dhe Gjermani.
Nje histori mijra vjecare qe nuk don te ndryshoj !Nuk jam aspak filoizrailit e bile shpesh ne komente i kam akuzuar per ato qe shoh si te padrejta e sidomos per sistemin financiar dhe funksionimin bankar ! Ky popull izrailit ,po te lexosh histori ,te rrenqethet mishi me cfar ka hequr e vuajtu gjat gjith egzistences se tij !Po te kthehesh ne thellsit e kohes kur nuk kishte informacion,kur nuk kishte gazeta,radio e televizor sic kemi sot dhe informacioni vinte nga gojdhana apo shkrime historianesh e shkrimtaresh qe e kan jetuar ate koh ,krimet ndaj ktij populli aq solidar e te lidhur mes tyre jan disa her me te dhimbshme se ato qe ne shohim sot ! Ky popull ne kte pjes te vogel ,shum te vogel te historis aq te gjat mijvjecare vuajtjesh e dhunimesh ju hyri ne gen vetmbrojtja e deshira per te pasur shtetin e tyre !U shperndan kudo me endren dhe kembnguljen te ken atdheun e token e tyre qe te bashkohen e kte e paguan me shum shum vuajtje e gjak ! Mijra vjet ndiqeshin nga arabet e asnjeher nuk i lan te qet e te gjenin rugen e mirkuptimit sa moren mesimin ne 67 kur sishin te zot tja dilnin te gjith bashk me nje Izrael aq te pregatitur e stervitur ushtarakisht !Mos te flasim per Hitlerin qe i dogji neper krematoriume e i trajtoi si lebroz !
Sot pas kaq e kaq peripecish e vuajtjesh ariten te kontrollojn gjith boten e po bejn si duan e ne nuk e durojm dot ! Me vjen keq per brezin e ri palestinez qe po paguan gjynahe te kaluara,po vriten femij e te pafajshem por ate ta kishin menduar prinderit e gjysherit e tyre !Ta mendojn edhe ata qe shkojn e “zgjojn”dreqin kur sjan te zot ti perballen !
Ne nje koh qe kosovaret ne Zvicer e ne Prizren dalin kunder ktij invazioni ne Gaza ,cohet ambsadori palestinez dhe pa pik pergjegjsie na tregon qe Kosova esht Serbi
Nuk desha aspak te dal ne mbrojtje te Izrailiteve me kte shkrim por historia perseritet dhe nganjeher duhet edhe ta shohesh ate e te kuptosh pse ndodhin shum e shum “prapesira”
jete te gjate shtetit Izraelit
kosovaret ta mbyllin gojen se kur i vrau serbi ;;;; arabet e frances tallnin bythen ;;; qeshnin ;;;; as nuk e canin ;;;jetoj ne France dhe i shikoja si beheshin merak arabet ;;;tani qe ne palestine po vriten njerez arabet e hapin gojen dhe bejne rremuje ne France ;;;jam shqiptar dhe as me plas ;;; se as arabeve nuk i plasi as per kosoven
mire ja u bejne francezeve kur nuk ju fusin pulmba bytheve,shikojeni si e kane bere arabet francen si egjipti.
izraeli nje shtet terorist qe nuk duhet te egzistoje?