Francë, shpërthim në Universitetin e Lionit

Ornela

Një i plagosur lehtë dyshohet të jetë shënuar pas një shpërthimi të fuqishëm në tarracën e kampusit universitar të Lionit, në Francë.

Sipas informacioneve të “BFMTV”, zjarri ka rënë në tarracën e universitetit, më konkretisht mbi bibliotekën, ndërsa flakët janë përhapur thuajse në të gjithë godinën.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë puna që po bëhej momentalisht, që ka shkaktuar edhe shpërthimin e 3 bombolave të gazit, që mbaheshin në tarracë.

Aktualisht, raportet e para flasin për një të lënduar lehtë, ndërsa persona të tjerë të pranishëm janë evakuuar nga vendngjarja.

Përmes rrjeteve sociale, Universiteti “Lyon 1” këshillon njerëzit të qëndrojnë mbi 100 metra larg nga vendngjarja, duke siguruar se ekipet e emergjencave po ndërhyjnë për t’i dhënë fund këtij incidenti.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • E kane bere shqiptaret! Hahaha Do dali ndonje gazete e esfalise apo udb-se dhe do te thote e bene shqiptaret. Hahaha Po behet e gjitha nje shaka e pacipe! Fake news.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *