Francë, zbehen protestat e jelekëverdhëve

Leda Hysa

Mobilizim i dobët u vu re sot gjatë protestës së 30-të të jelekverdhëve, ndërkohë që vetëm në Montpellier, në jug të Francës, protesta përfundoi me dhunë dhe përleshje me policinë.

Sipas numërimit të Ministrisë së Brendshme franceze, numri i përgjithshëm i protestuesve në të gjithë vendin ishte vetëm 3 700 persona dhe 1 300 në Paris dhe rrethinat e tij.

Në protestën në Montpellier morën pjesë rreth 2 000 persona, të cilët u mblodhën në sheshin ‘’Place de la Comedie’’.

Që në fillim kanë nisur përplasjet me policinë, që përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët u kundërpërgjigjën me pajisje piroteknike.

Gjatë protestës pati nëntë të plagosur lehtë dhe 11 të arrestuar.

Në Paris, protesta u zhvillua në periferi, në lagjen Saint-Denis, ku pjesëmarrësit nuk ishin më shumë se 1 000 persona.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Sa keq me vjen .Franca pas Shqiperise per protesta. Blini Lulin tone si traineri me i mire i protestave .Ja si klasifikohen shtetet per protesta .
    Ne vendin e pare Shqiperia e Lulit .Vendin e dyte e zene rumunet .Te tretin francezet. Te katertin egjiptjanet e me pas vendt Afrikane .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *