“Shqipëria e bukur do BE-në por vetëm procedura zgjat mbi 10 vjet”

Leda Hysa

Shqipëria ëndërron të hyjë në Bashkimin Europian dhe të bëhet një destinacion i vërtetë turistik, shkruan portali i televizionit publik francez, Franceinfo, në një reportazh që ia kushton turizmit.

“Aktualisht nuk ka shumë turistë francezë, ishin rreth 45 000 në vitin 2018, po ky numër është në rritje me 30% nga viti 2017 dhe mbi të gjitha, ata kthehen në vendin e tyre të magjepsur nga udhëtimi në Shqipëri.

Julien Roche jeton këtu që prej fillimit të viteve ’80.

”Në veri ka liqene dhe male, atje përfundon vargmali i Alpeve. Në jug, ndodhen plazhet e detit Adriatik dhe ato të detit Jon që janë përballë Korfuzit. Vijnë shumë të rinj me çanta shpine ose persona të moshës së tretë. Këta janë ambasadorët tanë më të mirë dhe priten nga banorë të zonës që i strehojnë në banesat e tyre, është diçka shumë vëllazërore”, shpjegon ai në këtë reportazh të Franceinfo.

Autoritetet shqiptare duan të tregojnë mbi të gjitha se realiteti i vendit është larg imazhit të keq që ekziston si vendi i të gjitha trafiqeve dhe korrupsionit.

“Nuk jam i sigurt nëse kjo do të jetë Kroacia e re, por në çdo rast është një destinacion bregdetar dhe kulturor. Ne i besojmë shumë. Prej pesë vitesh zhvillojmë ture në Shqipëri, por duke i kombinuar me vizita në Malin e Zi dhe Maqedoni. Duam të rrisim produktet dhe mundësitë për klientët tanë, për këtë arsye kemi hapur një zyrë në Tiranë”, thotë Helmut Gschwentner, president i operatorit turistik “Visit Europe”.

“Visit Europe” synon të arrijë 3 000 klientë këtë vjeshtë të interesuar për Shqipërinë dhe 4 000-5 000 vitin e ardhshëm.

Hotele të vogla familjare

Përveç se 500 kilometrave vijë bregdetare, pavarësisht disa zonave te betonizuara tashmë si Golemi, ky vend i vogël prej tre milionë banorësh, i madh sa Belgjika, ka gjithashtu një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme si Berati “qyteti i një mbi një dritareve”, që është klasifikuar trashëgimi e UNESCO-s apo qyteti i mrekullueshëm mesjetar i Krujës, që ende nuk është asfiksuar nga turmat e turistëve.

“Ka katër misione arkeologjike franko-shqiptare, në një vend të vetëm ky është një fat i madh. Kjo tërheq vizitorët dhe jo vetëm ata francezë. Ka gjithashtu muze shumë të mirë që japin një imazh të njerëzve dhe të historisë shqiptare, tragjike në disa çaste”, deklaron Christina Vasak, ambasadorja e Francës në Shqipëri.

Grupet e hotelerisë kanë filluar gjithashtu të drejtohen nga Shqipëria, që ende nuk e ka mjaftueshëm të zhvilluar këtë infrastrukturë, si kompania franceze “Accor” që parashikon të hapë në muajt në vijim një “Sofitel” në Tiranë.

“Turizmi këtu bazohet kryesisht tek hotelet e vogla familjare me pesë deri në 10 dhoma. Nuk ka hotele me kapacitet të mjaftueshëm për të pritur për shembull grupe të mëdha me 2 500 apo 3 000 persona. Potenciali i kërkesës është, por nuk është ende produkti”, shpjegon Elisabeth Gjoni, drejtoreshë e grupit energjetik dhe ndërtimor “Amadeus”.

Shqipëria bën pjesë në pesë vendet kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian. Negociatat mund të fillojnë në muajt që vijojnë, por procedura është e gjatë. Ajo mund të zgjasë të paktën 10 vite”, përfundon Franceinfo.

l.h/ dita

Share This Article
10 Comments
  • “procedura është e gjatë. Ajo mund të zgjasë të paktën 10 vite”
    Per 10 vjet thote populli o gomari o i zoti, njeri do mbaroj

  • Shqiperija ne BE pase 10 vitesh nuk do te jete keshtu e bukur dhe e virgjer si eshte sot.
    A mose qellimishte po i vihen pengesa artificiale Shqiperise edhe nepermes politikajve te saje vendor ne keto 30 vite te fundit qe Ajo kurre mose ta shofe BE pse kundershtaret dhe armiqte e saje kete e deshirojne …pse Shqiperija eshte e bukur , e virgjet dhe, cka eshte me e rendesishmja , eshte jadhtezakonishte e pasur ne burime te saje nentoksore

  • Me e shkurtera,te pakten 10 vjet se mund te shkoje edhe 20,Kur te dalin ne pension Rama,Basha,Meta,deri atehere
    me qetesi dhe dashuri,s’keni pare gje akoma

  • Na e hiqni sysh kete foto te shemtuar te megallomanise se Edvin Droges qe nuk di te beje nje pune sagllam, shikoni rrugen fantistike te Durrsit, e projektuar nga Gherado Bosio ne Kohen e Ahmet Zogut, shikoni si e ka mbyllur Kryeministri Kaqol me shkurre si “lesh dafllaku” dhe si ka betonuar Sheshin Qendror Skenderbej duke hedhur lekat e buxhetit badiava per nje projekt qe edhe gabelet do ta kishin menduar me bukur.

    Shikoni KULCEDRAT sovjetike te Enverit: Muzeun Historik te goces se Fecor Shehut dhe Pallatain e Kultures te Nikita Hrushcovit qe te bindeni se qendra e Tiranes eshte nje karikature e injorances enveriste me pushtet.

    AMAN O GAZETA DITA MOS NA I TREGONI KETO FOTO SHEMTIRA QE NA KUJTOJNE SE JEMI SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU!

  • Procedura eshte 10 vjet nese pranohet, prandaj rrini ngrohuni ne diell kete vere te pakten, se nuk i dihet mos jua heqin dhe diellin dhe ju bejne te paguani taksa dhe nese dilni per rreze. Plazhet publike po jua zene te gjitha, dhe per 10 vjet dhe te pirdhni do paguani gjobe.
    Ndalni privatizimet e pronave publike, pa ne te s’emes BE, nuk ka per te ardhur dhe per 30 vjet te tjera

  • 80 % e bregdetit eshte betonizuar ,Mafja ka ndertuar ne troje te zanun , pamvaresisht se fekalet derdhen ne det dhe mer infeksion .Prespektive e mire kjo o gazete Franceze ,qe fluturoni me prase ne bythe.

    • kete po them dhe une o Adih, keta vazhdojne merren akoma me perallen e BE kur po shkaterrojne totalisht cdo vlere natyrore dhe te drejte te ligjshme te popullit per te shfrytezuar cfare ka lene natyra.
      Vazhdojne si psikopate te enderojne nje dicka qe eshte pothuaj e pamundur ne kushtet e primitivizmit mendore te shqiptareve, dhe duket rezultati, Nese shqipot do ishin me te pergjegjshem nuk do i linin horrat dhe pushtet e politikes tjua betonizonin dhe privatizonin gjithe plazhet, vendet turistike, pyjet. Po ju shperthejne malet per gure, lumenjte per HECE, dhe keta rrine akoma si te drobitur duke shpresuar BEne si prinicin e kalter te Sindereles..
      Me budalla popull nuk e gjen. Kush e qas ne BE nje degradim mendor te tille?

  • Bejeni Shqiperine te bukur, ne se ekzistojne akoma njerez te tille ne ate vend. Sa per BE-ne, pas dhjete vjetesh, le te vijne ata ne Shqiperi per te kaluar pushimet.

  • Ju erdhi zeri kurva evropiane.Pasi e shpartalluat kete vend per 30 vjet me radhe ,tashi tallni edhe koqet.Gjene mire ja beni o pederastet e papes.45 vjet ju mbajti ujku i Epirit Enver trimi si qener me dru ne dore nuk ju la te fusnit turinjte tuaj te helmuar ne keto ane.450 vjet Arbereshet Osmane ju mbajten ,larg edhe kur u binit ne dore ju lidhinin si zezak e ju shisnin si kurva.Ju erdhi ne dore e tallni koqet me kete popull qe eshte shpartalluar mentalisht nga propoganda masinikedhe edhe fanarike dhe vatikaniste.Qe eshte shpartalluar e ka frike nga greku.Nga greku qe dikur sa degjionte ze Arbereshi hikteme vrap.Po si ja ke ulur dinjitetin poshte nje populli eshte e thjeshte ta kthesh nga te duash.Njese per 10 vjet se gomari se i zoti i thone nje fjale.Kismet deri athere ,do jeni apo do jemi neve ne pozita me te forta.Per 10 vjet ndoshta nuk ka amerike fare.E as evrope.

    • ” Arbereshet osmane” paska pjerdhur ky. O ” Epirot” kur shqiptaret te hyjne ne BE do i lutemi Erdokurves se Anadollit mikut te Putinit qe ti te te gjeje nje pune te pallati Top kapi. Te te vere nje callme ne koke dhe te dalesh foto me europianet qe e vizitojne. Me sebep je dhe afer osmaneve dhe ben ndonje leke. Ngjyren e zeze dhe po se pate e fiton me kalimin e kohes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *