Një milioner francez, i apasionuar pas objekteve të çuditshme, ka shtuar së fundmi në koleksionin e tij një gijotinë.
I gjithë procesi zgjati vetëm dy minuta. Industrialisti Christophe Février e dyfishoi çmimin fillestar të 4.000 eurove të dhënë për të, e kaq ishte e gjitha.
Mekanizmi 3 metra i lartë është siguruar nga francezi për 8.008 euro.
Kopja 150-vjeçare ka ngjallur debate të mëdha, kryesisht për anën e organizimit mbikëqyrës të ankandeve. E megjithatë, shtëpia që e ka nxjerrë në shitje këmbëngul se instrumenti nuk është përdorur kurrë.
Kjo gijotinë e shitur mendohet se ka qenë edhe dikur e ekspozuar në një muze të Parisit.
Shitja e kësaj gijotine krijoi edhe shumë përplasje, pasi kishte nga ata persona që thonin se instrumentet e torturës apo veshjet e mbajtura nga hebrenjtë e deportuar prej nazistëve nuk duhet të dalin nëpër ankande.
Gijotina është përdorur fillimisht gjatë Revolucionit francez. 16.000 personave iu është prerë koka që nga fillesat e saj, e deri kur u hoq përfundimisht në Francë në vitin 1977.
s.a/dita
