Francezja e njohur në Tiranë tregon për momentet e djalit të saj në Paris gjatë sulmit

redaktor

Marie Marchal, e njohur në Tiranë si pronarja e “ëmbëltores franceze”, ka treguar orët e ankthit që ka përjetuar derisa mësoi se djali i saj, i cili ndodhej në koncertin ku ndodhën sulmet terroriste, ishte gjallë.

I biri, Stanislas Marchal, merrte pjesë në koncertin ku kamikazët morën peng dhe vranë rreth 100 persona. Por djali i saj, i cili arriti t’i mbijetonte sulmit, nuk është larguar nga vendngjarja, por ka qëndruar aty për të ndihmuar të plagosurit.

E pikërisht momenti kur ai ndihmonte të plagosurit, është kapur nga fotografët, dhe është publikuar në media. Në këtë mënyrë nëna e tij ka arritur të mësojë se djali i saj ishte mirë.

Por ky nuk është rasti i parë kur djali i saj ndodhet pranë një shpërthimi. Si për ironi të fatit, ai është ndodhur në autostradë pranë Gërdecit, kur ka ndodhur shpërthimi, pasi po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës.

Ndaj nëna e tij duke u shprehur se “kështu e ka jeta”, tregon se në të dyja ngjarjet ka përjetuar ankth dhe frikë. Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave, Marie Marchal thotë se populli francez është mikpritës dhe jo racist.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *