Prokurorët zviceranë kanë konfirmuar se janë duke hetuar legjendën e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer si pjesë e një hetimi për korrupsion.
Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet të cilat implikojnë Beckenbauerin në afera korruptive për të marrë të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës në Gjermani.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur edhe ndaj institucionit më të lartë të futbollit botëror (FIFA) e cila shpesh herë është bërë pjesë e skandaleve.
Ndërsa në krahun tjetër, Beckenbauer ka mohuar akuzat duke theksuar se në procesin e tenderit për Kupën e Botës është bërë një gabim por ai mohoi të jenë blerë votat.


Ta bente Hetimin ndonje Suedi,Norvegji,Danimarke eeeee,dhe mund te besohej!?
Po kur flasin e gjithe pjesa tjeter e EU-se,te hapin barkun e aq me keq Zvicerianet,ku pershkrimi me i sakte vjen ne fjalet…..LULE PA ER-e,dhe NJEREZ PA NDER!!!!
Eshte kuriozitet per ata qe nuk e dine qe lulet ne Zvicer nuk kane arome.