Beckenbauer, “non grata” në Botëror

Ornela

“Franz Beckenbauer nuk lejohet të marrë pjesë në asnjë aktivitet futbolli. Kjo përfshin edhe gjëra të tilla, si ftesa për të ndjekur ndeshje futbolli, apo vizitë private të çdo lloj pritjeje”, tha Alan Sullivan, zëvendësshef i Komitetit të Etikës të FIFA-s. Komisioni e ka bllokuar për 90 ditë ish-anëtarin ekzekutiv të FIFA-s Franz Beckenbauer. Ai akuzohet se nuk i është përgjigjur një pyetësori të dërguar nga Komiteti i Etikës në lidhje me procesin për vendimin që Botërori 2018 të zhvillohet në Rusi dhe ai 2022 në Katar. FIFA e kundërshtoi versionin e Beckenbauer-it se ai kishte kërkuar një përkthim të pyetjeve nga anglishtja në gjermanisht, por kjo nuk është bërë. 68-vjeçarit i janë kërkuar në mënyrë të përsëritur informacione, njofton FIFA, gjë që mund ta bënte ose “në një intervistë personale, ose duke iu përgjigjur pyetjeve me shkrim, që janë bërë në anglisht dhe gjermanisht. Beckenbauer dëshiron të presë zhvillimet e ditëve të ardhshme, para se ai të vendosë përfundimisht nëse do të shkojë për Kupën e Botës në Brazil apo jo, tha këshilltari i tij Marcus Hoefl. Vetë Beckenbaueri kishte thënë më parë në një intervistë me gazetën “Bild-Zeitung”, se ai nuk ka ndërmend të udhëtojë për Kupën e Botës në Brazil. “Unë mendoj se nuk jam më i mirëpritur tek FIFA”

Share This Article
11 Comments
  • Ja pse hoqa dore nga te qenurit tifoz i Gjermanise. Ketyre u duket vetje kushedi se kush jane. Mendjemedhenj te vertete.

    FORCA PORTUGALIA

    • Jam i sigurt qe gjermanet, por edhe ne simpatizantet dhe tifozet e Gjermanise ne Shqiperi, do ta ndjejme shume mungesen tende.
      Sa per mendjemadhesine, Franz Beckenbauer i ka bere aq vend vetes ne futbollin boteror, sa t’i kete peshe cdo mendim dhe qendrim qe mban, pavaresisht nese jemi apo jo dakord me te.
      Dhe ne mbyllje, jane me ofenduese matrapazlleqet dhe pazaret e uleta per t’i dhene boterorin Katarit (kush leshin eshte Katari ne futbollin boteror?) apo edhe Rusise, sesa fakti qe ju pergjigj apo jo Franzi nje pyetesori…

  • enea

    nga komenti qe ke bere dukesh qe je adoleshent
    vetem mendjemedhenj nuk mund t’i quash Gjermanet
    jane kombi me unikal ne bote

    • Sa per dijeni cdo popull eshte unik. Ju nuk na thate asgje per te qene. Mendjemadhesia futet tek unikaliteti i Gjermaneve…mjafton te shikosh si sillet kombetarja gjermane dhe e kupton.

      Hajd mbec me shendet

      • Une do thosha qe 4 monumentet e futbollit jane Pele, Maradona, Beckenbauer, Cruyff, po ky eshte thjesht mendimi im personal… 😉

  • enea:Mos se do bjer moraisht Gjermania qe nuk do te jesh tifoz i saj.Shprehja juaj me kujton disa qe jon,jam demokrat po tash nuk do jem,do behem me socialistet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *