Gjykata Administrative e Tiranës ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës. FRD ka kërkuar nëpërmjet deklaratave publike dhe komunikimit shkresor që Bashkia Tiranë të mos ndërmarrë asnjë veprim për lirimin e ambienteve në pronësi të saj, deri në shqyrtimin e kërkesës për marrjen e masës së sigurimit nga gjykata administrative e shkallës së parë, Tiranë.
Në seancën e sotme, FRD ndonëse kishte kërkuar me ngul që të pezullonte vendimin e Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave, para gjykatës pa asnjë argument ligjor ka kërkuar shtyrjen e seancës së sotme.
Pas tërheqjes së gjykatës për marrjen e një vendimi, Gjykata Administrative nuk e pranoi kërkesën e FRD, pasi mungon baza ligjore për një kërkesë të tillë.
Duket qartë që nga kërkesat e paraqitura para gjykatës për shtyrjen e seancës gjyqësore dhe më pas heqjen dorë nga kërkesa për marrjen e sigurimit, Kryetari i Frymës së Re Demokratike dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kanë humbur betejën ligjore me Bashkinë e Tiranës. Në përfundim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi pushimin e gjykimit të çështjes.
Siç duket, Presidenti i Republikës është i përgatitur për beteja dhe konfrontime fizike, por kurrsesi për beteja ligjore në respektim të shtetit të së drejtës.
Pak ditë më përpara, Bashkia e Tiranë kërkoi nga FRD lirimin e ambienteve në pronësi të saj, pas përfundimit të kontratës dhe qenien në kushtet ligjore për të mos përfituar ligjërisht të drejtën për mbajtjen e këtyre zyrave.
o.j/dita

Kerkojme skrap ardhinj te fuqishem qe te ndeshemi me Policine Bashkijake dhe te rrahim lali Erin…
ILIR META RRACË QENI ,POR KURRË SE SI
QEN RRACE.
MONIKA KRYEMADHI ,RRACE BUÇE ,POR KURRË SE SI BUÇE RRACE
Bashkia e Tiranes duhet te padise ”qytetarin”Ilir Meta ,per nderhyrje te jashtligjeshme ne nji ceshtje midis saj dhe FRD!