FRD-ja prezanton anëtarët e Këshillit Bashkiak

redaktor

Partia Fryma e Re Demokratike prezantoi të hënën anëtarët e Këshillit Bashkiak, që sipas kreut të kësaj partie, Bamir Top, janë “njerëz seriozë dhe të zgjedhur me kujdes”.

“Listën e kandidatëve tanë e kryeson Mirela Bogdani. Këto janë zgjedhje administrative për t’i dhënë mundësi administratës dhe këshillave bashkiakë që të administrojnë me profesionalizëm jetën e banorëve, në zonat rurale dhe urbane. Tirana ka specifikat e veta si një qytet me 1 milion banorë dhe është pikë referimi për të gjithë qytetet e tjera”, u shpreh Topi.

Topi bëri thirrje për të mbështetur kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliajn.

“Ne kemi interesat tona politike, por këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me interesin politik, por sepse ASHE-ja është aleancë për qytetarët”, tha kreu i FRD-së.

Share This Article
2 Comments
  • cfar fetyre ka ky njeri te beje kualicion me edvin ramen dhe te majten, duke kerkuar voten e qytetarve, njeri i peshtirosur. ti kur arrite ti marresh pasurine vellait tat qe sot nuk flet me te, cfar mund te presesh me shume nga kjo fetyre e ndyte. dashke edhe vota per kredo dhe interesat e tua politik.

    • As me shume e as me pak, por kjo eshte fytyre me e ndyre e Shiperise dhe Shqiptarve. Mashtrues klasik. Mendojeni se ke kemi patur per President. Zoti na vraft per cdo hap qe kemi bere per te promovuar kete mashtrues ordiner. Une si qytetar i thjeshte nderin per perzgjedhjen e ketij bufoni ne krye te Shtetit Shqiptar j’a di PD – se dhe Z. Berisha me aleancat e tija kalimtare. Koston e ketyre mashtruesve do t’a paguaj shume rende populli shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *