FRD mban Kuvendin më 30 prill, do të vendoset për aleancat

anazapta

FRD do të mbledhë në 30 prill Kuvendin Kombëtar. Në këtë mbledhje do të zyrtarizohet lista e kandidatëve me të cilët FRD do të dalë në zgjedhjet e 23 qershorit. Nënkryetari i FRD-së, njëherësh deputet i kësaj force, Gazmend Oketa, tha se në Kuvend pritet të vendoset edhe lidhur me koalicionet, duke mos përjashtuar mundësinë që FRD-ja të hyjë në zgjedhje si forcë e vetme.

“Kuvendi përbën ngjarjen kryesore politike të FRD, e konfirmon atë si forcë politike me rol kryesor në spektrin politik dhe procesin zgjedhor, si dhe shënon fazën përmbyllëse të të gjithë procesit të organizimit politik dhe të përcaktimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Pjesëmarrës në Kuvend do të jenë përfaqësues nga të gjitha degët e vendit, nga të gjitha shtresave përbërëse dhe të përfaqësuara në FRD, miq tanë politikë nga brenda dhe jashtë vendit, si dhe partnerë të rëndësishëm politikë perëndimorë. Kryesia sot diskutoi dhe zgjodhi grupet e punës për përgatitjen e Kuvendit, të cilat do të drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm”, tha Oketa.

Kriteret e FRD-së

Në dallim nga partitë e tjera politike, tek të cilat kriter mbetet besnikëria politike dhe kritere dytësore që nuk përputhen as me identitetin e pretenduar të këtyre partive, FRD ka vendosur në kriter seleksionues edhe:
• Detyrimin që emrat e propozuar të mos kenë qenë të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për një vepër penale
• Detyrimin që emrat e propozuar të mos kenë të punësuar në organet e sigurimit të shtetit dhe të mos jetë deklaruar si bashkëpunëtor i këtij organi gjatë kohës së komunizmit
• Detyrimin të mos ketë qenë i përfshirë në hetime dhe gjyqe politike gjatë kohës së diktaturës, qoftë në pozita vendimmarrëse qoftë edhe si ekspert,
• Detyrimin të mos ketë lidhje familjare të shkallës së parë me kryetarin, nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të FRD në qendër, kriter që vlen edhe në rastet lokale.
Kriteret e tjera lidhen me arsimimin e lartë, kualifikimin politik dhe profesional, kontributin publik dhe politik, etj, – cilësi klasike që përdorën edhe në parti të tjera perëndimore, modelet e të cilave edhe FRD synon të marrë dhe të zbatojë.

 

Share This Article
2 Comments
  • Zoti Oketa mos pretendoni te fitoni deputet ne parlamentin Shqiptar sepse jeni nje levizje e re dhe pa vizion! Nuk mund te perparoni dot ne politiken Shqiptare me nje grup te paket ne numer. Prandaj duhet te kaloj shume kohe derisa te integroheni ne politiken Shqiptare!

  • Me 30 Prill aleancat? Po afati ligjor eshte 23 Prill.
    Dmth, do perfaqsoheni me Blerim Celen, Mirela Bogdanin, Edlira Gjonin dhe Aleksander Biberajn e kerkoni vota?
    Po mire baxhella te tjera nuk keni per mbledhur?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *