FRD mbështet kandidatin e majtë në Korçë, Sotiraq Filo

anazapta

Kandidatja e FRD-së për zgjedhjet vendore, për kryetarin e bashkisë së Korçës, Brikena Zeneli ka mirëpritur propozimin e bërë nga kandidati i PS-së, Sotiraq Filo, lidhur me bashkëpunimin zgjedhor. Ajo falënderoi për ftesën duke vënë në dukje se ky gjest ka në thelb vlera të qytetarisë që janë njëkohësisht edhe lajtmotiv i Frymës së Re Demokratike për shtetin dhe qytetarët. “Dua të theksoj gjithashtu që kjo ftesë është një dimension krejt tjetër nga sjellja përjashtuese e Partisë Demokratike, e cila mbylli dyert e KQZ për kandidaturën e FRD”, tha Zeneli. Ndërkohë në mbështetje të kandidatit Sotiraq Filo, përfaqësues i PS, kanë dalë dhe parti të tjera, si Partia Demokristiane. Kjo e fundit edhe pse pjesë e koalicionit të djathë shprehet se Filo ka një alternativë konkrete, ndryshe nga ai i PD-së.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *