Një lëvizje e vështirë, sidomos nga pikëpamja elektorale, por që mban kartën e moralit dhe pacënueshmërisë njollosëse. Fryma e Re Demokratike, një parti e qendrës së djathtë, që drejtohet nga ish-presidenti i vendit Bamir Topi, ku në përbërje të saj ka mjaft emra të rëndësishëm të së djathtës, si Gazmend Oketa, Besnik Mustafaj, Aleksandër Biberaj etj. bëri zgjedhjen më të drejtë, atë të pritshme në masë nga qytetarët, por të gabuarën, nga ana tjetër, kjo e përllogaritur në termat elektoralë.
Shqipërinë e pas viteve ’90 e ka kapluar një klimë e tillë bipartizane, ku në një demokraci të brishtë si e jona sjell dëme të pallogaritshme. Mirëpo kjo s’do të thotë që partitë e tjera a priori janë më konstruktive se këta që kanë formuar këtë klimë të tillë të gjymtë. Megjithatë, sa më shumë të shtrihet mundësia e përfaqësimit, aq më mirë do të jetë edhe për qytetarin, gjithmonë kur bëhet fjalë për një vend ku vota nuk cënohet. Në këtë kontekst FRD mbetet një alternativë më vete, e panjollosur, e paprovuar më herët dhe mbi të gjitha, së paku në dukje, me figura që vijnë nga shtresat intelektuale të shoqërisë, nga ish-pronarë dhe ish të përndjekur në kohën e monizmit.
Se cila është ndjeshmëria e qytetarëve ndaj kësaj force të re politike në vendin tonë, kjo mbetet për t’u parë më 23 qershor. Ama një problem i mprehtë për këtë subjekt politik do të jetë masmedia, e cila e endur në dy koalicionet, që kryesohen nga dy partitë më të mëdha në vend prej 23 vitesh, do të mundësojë një kohë relativisht të shkurtër për këtë pol të tretë. Po ashtu, mospasja e komisionerëve nuk jep aspak garanci për mbrojtjen e votës së FRD, në një klimë të tillë mosbesuese ndaj proceseve zgjedhore në vendin tonë. Përpos këtyre deficiteve të mëdha, FRD ka një elektorat bazë, ku më së shumti vjen nga radhët e të zhgënjyerve prej mos përfaqësimit dinjitoz nga PD-ja dhe në tërësi e ashtuquajtura e djathta shqiptare. Një lëkundje besimi dhe distancimi që për hir të së vërtetës ka nisur gradualisht, qysh pas zgjedhjeve të vitit 1996. Pikërisht në këtë pjesë të terrenit do të epet FRD. Se sa efektive do të tregohet, kjo varet më së shumti nga puna e bërë dhe që vijon të bëhet në bazat e partisë, kryesisht në ato qarqe ku e djathta përbën edhe shumicën, si Shkodra, Kukësi, Dibra etj.
Në fund të këtyre radhëve të pakta, shi në çastin kur lidershipi i FRD ka publikuar pozicionin e saj elektoral në këto zgjedhje parlamentare, pa dashur të bëj rolin e fallxhorit, gjykoj se FRD praktikisht nuk mund të marrë më shumë se 2-3 deputetë. Kjo pasi sistemi është i tillë, klima është bipartizane dhe kultura masive popullore nuk përqaset me një alternativë të re, e cila ndofta mund të përfaqësojë siç duhet interesin qytetar.
Bijte e bllokut do vjedhin prape pasurite e te tjereve si bene etrerit e tyre ne 1945, do vendosin prape diktaturen e proletariatit=leckamaneve. Po si do ta regullojne mireqenien e popullit leckamanet, ata te ishin te zotet kishin regulluar veten e tyre per vite me radhe. Nuk i jepet pushteti proletareve leckamane. Kudo ku e kishin ata pushtetin Rusi e lindje, vetem varferi sollen. Dhe pastaj e ulem koken si b….tek perendimi. Shikoni perendimin ku qeverisin te pasurit, vetem begati pati. Formula: Populli varfer eshte budalla, te pasurit te zgjuar dhe te pasur. Pra mos votoni te majtet se vijne nga morracaket e leckamanet, jane mesuar vetem te vjedhin gjerat e tjetrit se te zotet ti benin vete nuk kane qene asnjehere.
Ky nuk di as kuptimin e fjales “sprove” dhe pretendon te beje analistin!