FRD, sërish e vetme në garën elektorale, një femër për Bashkinë e Korçës

anazapta

Fryma e Re Demokratike do të vazhdojë jetën e saj politike e vetme, duke garuar edhe për Bashkinë e Korçës. Sekretari i Përgjithshëm i FRD, Gazmend Oketa, bëri të ditur se forca e tij politike do të garojë për vendin e lënë bosh nga Niko Peleshi, me kandidaten Brikena Zeneli. “Fryma e Re Demokratike vjen kështu në skenën politike për të treguar vijimësinë e saj qoftë përmes analizës në proces, qoftë përmes vendimit për të shkuar në provën e radhës zgjedhore duke kandiduar një zonjë për kreun e Bashkisë Korçë.

Brikena Zeneli është një zonjë që vjen nga sektori privat, me angazhim në menaxhim biznesi prej mëse 20 vitesh dhe pjesë e Frymës së Re Demokratike që nga fillimet e saj.

FRD vjen me këtë vendim për të treguar edhe kursin e saj të perspektivës dhe rolin që ajo do të luajë në të ardhmen politike.

Fryma e Re Demokratike do të jetë e përkushtuar që zgjedhjet për Bashkinë Korçë të jenë pika e saj e konfirmimit në skenën politike shqiptare,” tha Oketa.

Share This Article
6 Comments
  • Ju bej thirrje korcareve, te majte e te djathte, jepjani voten kandidatit te FRD-se, eshte nder dhe qytetari, te kesh te besh debat me njerez te shkolluar dhe te sinqerte.
    FRD-ja eshte nje vlere e se djathtes shqiptare, qe cdo shqiptar i majte dhe i djathte, duhet ta mbeshtese, kjo per te shkulur njehere e pergjithmone te djathtet e dale nga ish sigurimi i shtetit komunist dhe per te nxjerre ne pah te djathten me vlerat e veta me te mira dhe FRD-ja eshte ajo parti qe do ta perfaqesoje te djathten me dinjitet.
    Une jam me Edi Ramen, por do te jete ne dobi te debatit dhe nje nder, per politiken shqiptare, kur shef politikane serioze qe bejne debate serioze, politikane qe panvaresisht krahut qe i takojne, kane burrerine dhe durimin ta shikojne kundershtarin politik ne sy dhe te bashkepunojne per te miren e Shqiperise.

  • Respekt per Brikena Zenelin dhe ambicjen qe ka, por do thoja qe elektorati korcar neqftese nuk te nje si person publik dhe me kontribute konkrete ne fushen social-ekonomike, pa perjashtuar dhe ate politike ,eshte veshtire te krijoje mbeshtetje.Prandaj duhet te mendohet mire para se te “keqperdoret politikisht”.

  • Korçare te dashur! Dajollare te dashur(jam poradecar pa u them dajo). Desha te shkruaja nje koment por pashe se ato qe kisha ndërmënd i kishte thëne “Horri i bulevardit”. Do bëni mirë ta degjoni sepse arsyeton drejt. Jepjani FRD! Eshtë ne dobi te pluralizmit dhe te fuqizimit te antipodit te partise kriminale te sali berishës? O moj korçare sa e bukur je/me ato naze porsi nuse re… Kaq se ja kam marë kenges se dajove tani…!

  • VR!!! Korçarë te dashur! Dajollare te dashur(jam poradecar pa u them dajo). Desha te shkruaja nje koment por pashe se ato qe kisha ndërmënd i kishte thëne “Horri i bulevardit”. Do bëni mirë ta degjoni sepse arsyeton drejt. Jepjani FRD! Eshtë ne dobi te pluralizmit dhe te fuqizimit te antipodit te partise kriminale te sali berishës? O moj korçare sa e bukur je/me ato naze porsi nuse re… Kaq se ja kam marë kenges se dajove tani…!

  • Frd-ja eshte e vetjma parti e djathte ne shqiperi bamir topi eshte nje politikan i ralle,un jam i majte po dua te fitoj bashkin znj brikena zeneli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *