FRPD thyen derën e Bashkisë së Durrësit

Edona Llukacaj

Pas publikimit të audio-përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, ku përmendet emri i kryebashkiakut edhe për disa ditë të Durrësit, Vangjush Dako si dhe i disa zyrtarëve të tjerë, të rinjtë e FRPD të Durrësit kanë dalë në protestë.

Me pankarta ku shkruhej “Dako, histori krimi dhe dështimi” apo “Poshtë narko shteti”, ata janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, në një protestë në të cilën nuk kanë munguar edhe aktet e dhunshme.

Sipas filmimeve të bëra publike nga Report TV, disa nga protestuesit kanë shpërthyer me shkelma derën e Bashkisë së Durrësit, e ndërsa disa të tjerë kanë goditur fasadën e saj me vezë.

Protestuesit, gjithashtu kanë rrethuar godinën e bashkisë me shirita, që zakonisht përdoret mbi objektet që u vendoset sekuestro.

Nënvizojmë se nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *