Frederik Ndoci: Lindita Theodhori çoi letër për mua në Komitetin Qëndror

redaktor

“Artistët kanë marrë në qafë njëri­tjetrin, se ish­udhëheqja e lartë as e kishte idenë se çfarë ndodhte aty brenda, ose kishin informacione përciptas”.

Kështu shprehet në vijim të intervistës dhënë për “Panorama” këngëtari Frederik Ndoci, duke folur me emra e raste konkrete.

Ai thotë se këngëtarja Lindita Theodhori kishte çuar letër ankesë për të në Komitetin e Partisë.

“Ja t’ju tregoj një detaj konkret.

Pasi ra Muri i Berlinit, unë, Juli dhe Rita (dy motrat e Frederikut) do të bënim një recital në Korçë dhe do të këndonim edhe nja pesë këngë të huaja.

Lindita Thoeodhori dërgoi letër në Komitetin Qendror të PPSH­së, se pse të lejoheshim ne të këndonim këngë të huaja, me pretekstin se ajo nuk ishte lejuar para disa viteve të këndonte këngë greke”­ thote ai.

Share This Article
1 Comment
  • Tie e ke care rrugen e “Suksesit” me gopin e motrave.
    Rrace pa moral, ashtu sic po tregon edhe sot kush je.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *