Organizata Freedom House nxorri të enjten raportin e përvitshëm për gjendjen e lirisë në botë, ku analizohen të drejtat politike dhe liritë civile të 195 vendeve dhe 14 territoreve të botës. Raporti mbulon ngjarjet e vitit të kaluar. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.
Zv/presidenti i Freedom House, Arch Puddington i tha Zërit të Amerikës se arsyeja që për vite me radhë vende si ato të Ballkanit kanë mbetur në këtë kategori, është se ende kanë probleme që kanë mbetur nga e kaluara komuniste.
“Si në Shqipëri, edhe në Kosovë, ka probleme serioze me shtetin ligjor dhe korrupsionin. Korrupsioni është problem në gjithë Ballkanin. Do të thoja që korrupsioni është një pengesë madhore për anëtarësim në BE për vendet e Ballkanit”, tha zotit Puddington.
Megjithatë zoti Puddington thotë se viti që kaloi solli lajme të mira për të dyja vendet.
“Në Shqipëri, kishim zgjedhje të mira dhe rotacion pushteti. Në Kosovë, pati përparim të konsdiderueshëm në negociatat me Serbinë. Për Kosovën, do të thoja që duhet të punojë më shumë me luftën kundër korrupsionit dhe gjithashtu ka pasur probleme me sulmet kundër medias. Mendoj se Kosova duhet ta zgjidhë këtë çështje”.
Megjithë vlerësimin pozitiv për zgjedhjet, Shqipëria mbetet vend pjesërisht i lirë. Zoti Puddington thotë se ka shumë vende në botë që mbajnë zgjedhje të mira, por nga ana tjetër ato mund të kenë probleme të vazhdueshme me korrupsionin, lirinë e medias, shtetin ligjor dhe çështjet e pakicave.
“Për të pasur një demokraci të qendrueshme, një demokraci të plotë, duhet të ketë arritje përtej zgjedhjeve duke përfshirë të gjitha institucionet e një shoqërie demokratike dhe mendoj se disa nga vendet e Ballkanit duhet të zgjidhin çështjet e qeverisjes së mirë, të korrupsionit, lirisë së medias, të drejtave të pakicave dhe shtetit ligjor përndryshe ke vende me zgjedhje të mira por demokraci të paplota”.
Gjendja e Lirisë në Shqipëri në vitin 2013
Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi. Freedom House e jep vlerësimin me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
Freedom House vlerëson pozitivisht zgjedhjet dhe tranzicionin paqësor të pushtetit. Partia Socialiste siguroi një fitore vendimtare duke sjellë si rezultat largimin nga pushteti të Kryeministrit Sali Berisha i cili pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen si kryetar partie. Sipas raportit, zhvillimi i zgjedhjeve dhe situata pas zgjedhore, luajtën rol në vendimin e Komisionit Evropian për të rekomanduar që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat në tetor.
Në raport thuhet se problemi më serioz i procesit të zgjedhjeve, ishte paralizimi i punës së Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga konfliktet politike. Megjithatë raporti vlerëson fushatën konkurruese dhe relativisht të qetë, si edhe proceset e votimit dhe numërimit të votave.
Freedom House si edhe më parë thekson faktin se dy partitë kryesore PD-ja dhe PS-ja, janë thellësisht të polarizuara dhe të mbërthyera në një rivalitet të përqendruar tek personalitetet.
Në raport thuhet se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia Demokratike bënë përpjekje për të konsoliduar kontrollin mbi institucionet shtetërore. “Megjithatë, thuhet në raport, fitorja e qartë e socialistëve në vitin 2013 e riktheu besimin në aftësinë e forcave të opozitës për të siguruar një rotacion pushteti përmes zgjedhjeve”.
Në kategorinë për funksionimin e qeverisë, raporti nënvizon faktin që korruspioni është shumë i përhapur dhe se dënimi i zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve për korrupsion dhe shpërdorim pushteti mbetet i rrallë.
“Akuzat për kurrupsion ndaj një numri zyrtarësh të tjerë të lartë, përfshirë Kryetarin aktual të Parlamentit, Ilir Meta dhe udhëheqësin e ri të PD-së, Lulzim Basha, janë rrëzuar, nga vendime të debatueshme gjykatash vitet e fundit”, thuhet në raport.
Freedom House thotë se përzjerja e interesave të biznesit, atyre politike dhe mediatike, e pengon zhvillimin e shtypit të pavarur.
Në raport vlerësohet fakti se liria e besimit respektohet dhe se qeveria në përgjithësi nuk kufizon lirinë akademike, megjithatë shtohet se “studentët dhe mësuesit janë përballur me presion politik para zgjedhjeve”.
Organizata thotë se liria e grumbullimit në përgjithësi respektohet, por përmend lehtësimin e dënimit të dy komandantëve të Gardës, lidhur me vrasjet gjatë protestave të janarit 2011.
Raporti thotë se organizatat joqeveritare funksionojnë pa kufizime por kanë buxhet dhe ndikim politik të kufizuar.
Freedom House thotë se gjykatat që kanë një buxhet të pamjaftueshëm janë subjekt i ndikimit politik. Si shembuj përmenden emërimi i gjashtë gjykatësve që konsideroheshin si aleatë të PD-së në Gjykatën e Apelit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga Presidenti Nishani; bllokimi nga ana e zotit Nishani i kërkesës së ish-Prokurores së Përgjithshme për të rimarrë detyrën e gjykatëses së Apelit, që asaj i takon sipas ligjit; dhe rihapjen e një hetimi të mbyllur për zonjën Rama, për shpërdorim pushteti lidhur me një shkarkim në vitin 2009. Freedom House thotë se gjykatësit përballen herë pas here me kërcënime dhe dhunë fizike.
Raporti thotë se në një përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, qeveria e re ristrukturoi forcën e policisë, përfshirë atë të qarkullimit rrugor. Freedom House vlerëson miratimin e ndryshimeve në kodin penal që forcojnë dënimet për krimet e urretjes, si edhe ekzistencën e kuadrit ligjor kundër diskriminimit përfshirë për orientim seksual, por thotë se diskriminimi ndaj homoseksualëve në praktikë vazhdon.
Raporti thotë se shumë raste për rikthimin e pasurive mbeten të pazgjidhura dhe ndërtimet e paligjshme mbeten një problem madhor. Në raport thuhet se gratë nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të mjaftueshme në politikë dhe biznes dhe pak parti politike respektojnë kuotat prej 30 për qind për gratë në listat e kandidatëve. Në parlamentin e ri janë zgjedhur vetëm 19 gra në kuvendin me 140 vende. Megjithatë raporti përmend faktin se në kabinetin e ri është një numër rekord prej gjashtë grash, përfshirë Ministren e parë të Mbrojtjes të vendit. Po ashtu thuhet se dhuna në familje është e përhapur por shtohet gjithashtu se një ndryshim në kodin penal e ka bërë dhunën në familje një shkelje specifike të ligjit.

Fredoom house na thënka për 2013-ën për “vënd pjesërisht i lirë”! Po këtë ne e dime o fridomas? A kini ndonjë gjé tjeter të na thoni? Ju nuk vini as emra qeveritarësh përgjegjës more puddington? Po ku hanë pyka në shqipëri or zoteri po nuk the “ti je fajtori”!? Këtu dhe kur ju thua do të ta këpus “në lule” nuk hanë pyka,jo më me llafe?
Keto organizatat si kjo Freedom House jane qesharake dhe nen influencen e lobeve te ndryshme
Po ca flet kjo organizate per korupsionin ne Shqiperi —Kur nqs do te dish si eshte korupsioni ne Ballkan pyet Banken Boterore qe jep raportin e daljes se parave ilegale nga keto vende
Sipas raportit te te BB dhe FMN , nga Shqiperia kane dale jashte bankave ne menyre ilegale per 10 vjetet e fundit reth 1 miliard dollare
Kjo shifer eshte me e uleta ne rajon,
sepse Serbise i kane dale reth 10 miliard dollare ne kete periudhe kohe
Maqedonisa nja 4 miliard dollar etj
Pra .nqs eshte tregues korupsioni per Lirine , Shqiperia ka nivelin me te ulet te korupsionit,
sepse keto para te dala nga vendi ilegalisht jane para korupsioni.. dhe krimi
Pra te gjitha ca thuhen kunder Shqieprise ne kete drejtim jane nje propagande e paster fare …
Por shqipot kane zakon qe kur i shan propaganda e huaj e gjene si arsye qe te shajne veten me shume akoma me shume….
Kjo Freedom House , me keto qe thote per Shqiperine duket qe eshte nen efektin e lobisteve antishqiptare (-Albanofobe , kur thote Sala) kur flet per Shqiperine
Qa thote ky mo ,qa thote ?
Ne jemi te lire ,krenar dhe te marre .
Ne vrasim ke te duam …s’ka burg per asnje …
Ne vjedhin cfare duam …s’ka burg per asnje
Ne prekuroria na therret pasi na ka marre leje …po ne perseri nuk paraqitemi
Ne ne baze te asaj qe vjedhim jemi deputet ,ne baze te perqindjes se bllokut jemi kr kurVendi
ne baze te cantes se zeze shantazhojme kedo dhe bejme si te duam me servera ,tatime dhe drejtoresha …
Ne ngreme cmimin e naftes ..hahahaha efekt dietetik per marrosjen kolektive …ah naften tone na i shet Bankersi …me hollues
Ne ngreme akcizen e kafes …haahhaha gjithmone per shendentin …demton kafja …te le pa gjume …eh pra ne kta na duan ne gjume …ajo represhistja na i paraqet si shtim i te ardhurave dhe kte …jo se ajo kujton se te gjithe kemi ngelur 3 her ne provimin e ekonomise
dhe nganjeher qe jemi opozite si me magji bien shtylla tensioni ,shfaqen maska dhe perrallosim deri ne coroditje per ato ligje qe po bashke me poziten vellezer kemi firmosur
Ne kemi 8 vjet qe na qeveris Antena e Meros …ke tall ajo me shume ne e bejme minister
Grifsha Grida ,del ne tv dhe thote :’Ndihem e demtuar nga Merua ” dukej si deklarate dashurie kur e shqiptonte ,dukej sikur thoshte “demtome sa me shume ,vec per mua fol … se ti do me besh drejtuese te saj kopeje ”
Ne jemi aq te lire ,sa qami Qimi del aty dhe thote qe qami Qifi eshte sekt …ci do profesorat …me sektin fitohen vota
Oh zot ,sa te liruar jemi …
Zgjedhje te lira ???
Po ta dinim mor zoteri i raportit ne nuk benim zgjedhje fare …
Ne jemi vellezer ne Zgjedhat qe vendosim …na ka ngele vetem Berisha jashte …
te gjithe jemi HALEat !