Shqipëria vlerësohet si një vend me liri të pjesshme. Kështu vlerësoi në raportin më të fundit, “Freedom House” që radhit Shqipërinë mes 58 vendeve pjesërisht të lira.
Vlerësimi i lirisë në botë bëhet në bazë të drejtave politike e të drejta civile. Vlerësimi nga 1- 2.5, është për vendet që janë “të lira”, vlerësimin 3.0- 5.5 është për vende që janë “pjesërisht të lira” dhe nga 5. 5- 7.0 është për vende “pa liri”.
Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria duket se ndodhet në të njëjtat nivele. Në raportin e saj “Fredom House” e ka vlerësuar Shqipërinë me notën 3, ç’ka përfshihet në vendet me liri të pjeshme, ndërsa një vit më parë vendi ynë ishte vlerësuar me notën 3.5.
Ndërsa, si shtete të lira në raportin e “Freedom House” janë konsideruar Serbia, Kroacia e Mali i Zi për të cilat raporti thekson se kanë konkurrencë të hapur politike, respektim të lirive politike dhe civile dhe media të pavarura.
Ndërkohë, në raportin mbi gjendjen e Lirisë globale, të “Freedom House”, theksohet se shfaqja e lëvizjeve popullore për reformat kanë qenë forcë nxitëse për fitoret e mëdha në Lindjen e Mesme në vitin e kaluar.
Megjithatë, një numër i rajoneve kanë treguar kthim prapa si pasojë e reagimit autoritar ndaj këtyre lëvizjeve.
“Gjetjet tona tregojnë një rritje të sofistikuar të autoritarizmit modern”, thotë Arch Puddington, zëvendëspresident i Freedom House për hulumtime. Ata janë fleksibilë; ata shtrembërojnë dhe abuzojnë me kornizën ligjore; adoptojnë teknikat e propagandës moderne. Në veçanti që nga Pranvera Arabe, ata janë nervozë, që ka të bëjë me përndjekjen e intensifikuar nga ana e tyre të lëvizjeve popullore që kërkojnë ndryshime” shtoi më tej ai.
Numri i shteteve të përcaktuara si të lira në vitin 2012 ishte 90, që paraqet 46 për qind të 195 shteteve në botë.
Numri i atyre që janë kualifikuar si pjesërisht të lira ishte 58 apo 30 për qind të shteteve të përfshira në anketë.
Ndërkaq, një numër prej 47 shtetesh, apo 24 për qind të vendve në botë, konsiderohen të jenë jo të lira.
Ndërsa numri i shteteve që hyjnë në kategorinë e vendeve të lira, është rritur për tre, që nga viti i kaluar, dhe tani është 90, 27 shtete kanë treguar rënie, krahasuar me 16 që kanë treguar përparime të dukshme.
Ky është viti i shtatë radhazi, që raporti i Lirivë në Botë tregon më shumë rënie sesa përparime në botë.
Për më tepër, raporti reflekton të dhënat e ngritjes së një fushate të përndjekjes nga ana e diktatorëve, që në veçanti ka në shënjestër organizatat e shoqërisë civile dhe mediat e pavarura.
Në mesin a atyre që kanë shënuar përparime është Libia, e cila ka avancuar nga shtet jo i lirë në pjesërisht i lirë dhe ka shënuar përparimet më të rëndësishme në historinë 40 vjeçare.
Birmania dhe një numër shtetesh afrikane, si Bregu i Fildishtë, Guinea, Lesoto, Senegali dhe Sierra Leone, gjithashtu kanë shënuar përparime. Por, rënie janë shënuar në Kazakistan, Kenia, Mali, Nigeri, Rusi, Turqi dhe Ukrainë.
Gjetjet e raportit ishin të zymta në veçanti për shtete euroaziatike.
Rusia ka pasur një kthim vendimtar për të keq pas kthimit të Vladimir Putinit në presidencë.
Duke numëruar rritje të represionit në disa shtete, raporti i kërkon SHBA-së dhe demokracive të tjera që të shfaqin lidership në luftën për liri. Raporti ka kritikuar edhe administratën e Obamës dhe opozitën republikane për hezitim të shfaqjes së këtij lidershipi.
Nga 47 shtete të përcaktuar si jo të lira, nëntë prejt tyre janë vlerësuar me notën 7, dmth më e ulta, për të drejtat politike dhe liritë civile. Ato janë: Eritrea, Guinea Ekuatoriale, Koreja Veriore, Arabia Saudite, Somalia, Sudani, Siria, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Dy territore: Tibeti dhe Sahara Perëndimore janë renditur si vendet të cilat pa liri. (Balkanweb)
Leave a comment