Magani: Frika, armiku që duhet të vrasë Tirana

anazapta

 Gugash Magani ka identifikuar frikën si armikun kryesor të Tiranës në momentet më të këqija të historisë së saj. Trajneri peqinas, pasi ka zhvilluar stërvitjen e parë me bardheblutë, është shprehur se skuadra e tij duhet të vrasë pikërisht frikën për të ecur përpara. Tirana ka pësuar pesë humbje radhazi dhe çdo hap i gabuar rrit natyrshëm frikën te skuadra, gjë që trajneri i ri kërkon ta luftojë që në fillim. “Tirana duhet të vrasë frikën për të dalë nga kjo gjendje e vështirë”, tha dje trajneri pasi nisi punën me bardheblutë. “Rezultatet negative kanë krijuar një farë frenimi dhe kjo gjë duhet të ndryshojë. Ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, duke e konsideruar secilën prej tyre si një finale”. Në fundin e renditjes, Tirana është skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria, por Magani siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Për të nuk është hera e parë që merr një skuadër në vështirësi, duke kujtuar Flamurtarin e vitit 2010. “Për mua është kënaqësi që të jem trajner i Tiranës, edhe pse skuadra është në vendin e fundit. E them me bindje se Tirana nuk do të bjerë nga kategoria, pasi nuk është skuadër pa cilësi. E kam provuar edhe më parë të marrë drejtimin e skuadrës së fundit në renditje, në 2010, me Flamurtarin. Edhe atëherë ia dolëm mbanë të qëndronim në Superiore”, tregon Magani.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *