Kryetari i PD-së, Lulzim Basha takoi sot aleatët për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe për bojkotin e opozitës ndaj parlamentit.
Kreu i PR-së Fatmir Mediu tha se zgjidhjen për kthimin e opozitës në Kuvend ia kanë besuar ndërkombëtarëve, ndërsa theksoi se vendi i opozitës është pikërisht në atë sallë, por jo për të qenë thjesht një numër, por një zë që dëgjohet.
“Ne mbajtëm qëndrim për sjelljen parlamentare, parlamenti duhet të jetë përfaqësues, duhet gjetur konsensusi. Për këtë kemi besim tek ndërkombëtarët dhe tek Parlamenti Europian”.
Kreu i PR-së tha ndër të tjera se kthimi në sallën e Kuvendit nuk është një çështje mandatesh.
“Nuk është çështje mandatesh, por çështje parlamentarizmi. Kjo ka të bëjë me rolin e parlamentit. Është me rëndësi që të jemi në parlament. Aty duhet të ngremë zërin tonë por jo për pjesëmarrje formale, por që zëri ynë të dëgjohet”, tha Mediu.
ti e ke vendin ne burg , por keshtu eshte kur nuk ka shtet! bej kakerdhi ti cope muti je!