Me ne fund erdhi ajo qe te gjithe e prisnin: Fundi i procesit Gjyqesor ndaj te pandehurve per ngjarjet e 21 Janarit 2011.
Fundi i ketij procesi i dha shume mesime ketij populli, shume leksione studenteve te Drejtesise, shume goditje demokracise, dhe mbi te gjitha i dha goditjen perfundimtare shtetit te se drejtes ne kete vend. Mesimi qe moren Shqiptaret nga ky Vendim i Gjykates ishte, qe askush nuk mund te mendoje ndryshe nga pushteti, askush nuk mund te flase ndryshe nga pushteti, askush nuk mund te protestoje per te drejtat e tij, nese ato jane kunder pushtetit, nese i ben keto te pret fati i viktimave te 21 Janarit.
Leksioni qe moren studentet e Drejtesise eshte po kaq i frikshem, sa edhe ky vendim, pasi mbolli perjetesisht bindjen se ne kete vend; ose do mbrosh pushtetin, ose do behesh sekser, ose ne te kundert karriera jote ne Drejtesi eshte e perfunduar ende pa nisur.
Goditja qe mori demokracia eshte po aq fatale sa edhe vet jeta ne kete vend. Prej sot askush nuk mund ti thote vetes se jeton ne nje vend demokratiik, pasi Vendimi i Gjykate-Pushtetit nuk tregon gje tjeter vecse egzistencen e nje shteti Diktatorial. Kjo Diktature nuk i ngjan dot asaj te viteve 46-90, pasi asokohe te vrisnin edhe te thonin: Te vrava une si shtet, ndersa sot te vret pushteti e nuk e merr vesh kurre kush te vrau e pse te vrane. Sot e ne vazhdim cdo Shqiptar do trembet nga drejtesia, do trembet nga e verteta, do trembet nga pushteti, pasi nese nuk e ben kete, perfundimi mund te jete fatal per te.
Frika nga Drejtesia (Pushteti) behet me e madhe kur sapo hap syte ne mengjes, shikon TV qe mbron vrasesin, lexon gazeta qe denigrojne viktimen, dhe sapo del ne prag te deres degjon te te thuhet se: Nuk ben mire qe flet kunder Qeverise. Rrenjet e kesaj maskarade te Drejtesise jane shume te thella, dhe padyshim qe zeri i nje Shqiptari, protesta e nje grupi, apo edhe politika opozitare, jane te pamjaftueshme per ti shkulur. Nje vend i marre peng nga krimi i organizuar dhe korrupioni, ka vetem nje rruge per ti thene esaj Drejtesie (pushteti) se nuk ju kemi frike; Rrugen e ndryshimit ne 23 Qershor. Të paktën aty kemi një akt të fshehtë ku frika nuk besoj se do jetë më e fortë se ndjenja e poshtërimit që po provojmë.
Opinion i nënshkruar: Skerdi Dhuli