“Zbrisni sa më shpejt”. Tjetër incident me avionin e “Blu Panoramës”

Ornela

Pasagjerët e “Blue Panorama” që kishin zgjedhur të udhëtonin këtë mëngjes drejt Firences kanë kaluar minuta kaosi në bord.

Një video e publikuar nga Shqiptarja.Com tregon pasagjerët e shqetësuar që vrapojnë drejt daljes.

Sipas njërit prej pasagjerëve, ata kanë parë të dilte tym poshtë motorit të avionit në momentin që kanë zbritur.

Që kur hipëm ndjenim një aromë të keqe edhe brenda avionit, dyshuam që kishte rrjedhje karburanti, por kur u nisëm, pak para se të shkëputej nga pista u dha alarmi në mikrofon me zë të lartë: Zbrisni sa më shpejt”, – shkruan pasagjeri që ka dërguar në media videon.

Pas gjithë situatës së krijuar, që prej orës 07:30 e deri më tani, pasagjerët nuk kanë asnjë informacion se kur do të nisen drejt destinacionit të paguar, Firences.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *