Mungesa e shpresës dhe ikja nga Shqipëria sidomos e rinisë është një nga plagët sociale më të mprehta të vendit.
Si do ndikojë në këtë tendencë refuzimi i fundit që Shqipëria mori nga BE në hapat e saj drejt anëtarësimit?
Analisti Janush Bugajski në rubrikën e tij të së shtunës në DITA mendon që ky refuzim do ta shtojë ikjen dhe paradoksalisht refuzimi bie ndesh me vetë frikën e BE që mos ketë migrime masive.
“Politika e brendshme e Francës dhe frika nga imigrimi masiv shfaqen në vendimin e Macron. Nuk ka pothuajse aspak dyshim se Islamofobia dhe ndjenjat antishqiptare gjithashtu luajtën rolin e vet. Por politika bllokuese e BE-së do të ushqejë nocionin, tashmë të përhapur, se BE është bashkëfajtore në mbështetjen e qeverive të korruptuara, në këmbim të një farë stabiliteti, ai që disa e kanë quajtur “stabilokraci”. Vendimi i BE-së, gjithashtu, mund të nxisë trazira të ripërtërira politike dhe sociale në Shqipëri. Vendimi do të kundërveprojë negativisht edhe mbi sigurinë e vetë Bashkimit Evropian. Kur perspektivat e anëtarësimit zvogëlohen, reformat mbesin në vend, investimet e huaja ulen dhe papunësia rritet, rrjedhja e popullatës drejt BE do të vazhdojë” – shkruan Bugajski për DITA.
Ai shton edhe se vendimi nuk ka gjasa të korigjohet shpejt, gjithsesi kjo do shtojë angazhimin e SHBA:
“Macron deklaroi se vetë procesi i pranimit duhej të reformohej, çfarë nënkupton se vendimi i tetorit nuk ka gjasa të ndryshohet në një kohë të shkurtër, sepse çdo proces reformues në BE mund të zvarritet me vite. BE do të jetë në një pozitë më të dobët për të zgjidhur mosmarrëveshjet, nëse (ajo) shihet të heqë dorë nga fuqia e saj më e madhe motivuese, anëtarësimi. Kjo do të sigurojë që roli i SHBA në rajon të jetë edhe më i rëndësishëm” – shkruan Bugajski.
Shkrimi i tij i plotë në DITA mund të lexohet duke klikuar KËTU.
a.d. / dita

Nuk mund te jete JO per negociatat alibi per rritjen e imigrimit. Faktori baze qe ka shtuar imigrimin eshte keq qeverisja Rama. Ekonomia ne krize, varferia, pa punesia. Keto nuk mundet kurrsesi ti sheronte nje PO negociatash qe zgjasin shume vite.
Edhe jo per te miren tone doli, pershpejtohet integrimi urupian.
Rrofte franca dhe hollanda
Mundet te ndodhin dhe keshtu!!!
Politika makroniste i sherben lenjes bosh te teritorit.Perfitusit do jene komshinjet greko-shkije qe presin te arrijne ne thellesin e vendit “Epiri te veriut,dhe dalja ne det e shkijeve ne nji kohe sa ma te shpejte te mundeshme.
Kapja uzurpimi i Ballkanit do jete tritor strategjike ne dam te BE dhe vete Frances e cila ka dite me shume zelle e mashtrime te jete kjo qe asht sot.
Prespektiva e intrigave dhe kontradiktave drejte nji lufte aspak vecuse krahinore por do perplaset i gjithe globi ku nuk do shpetoje asnji i vetem as sa per te shkruar historine e ngjarjes se dhimbeshme ne shuarjen e jetes mbi toke.