Frikë për Agueron, aksident me taksi, brinjë të thyera dhe 2 muaj stop

DITA Online

 

Një tjetër lajm shumë i keq për Manchester City-n që pas dëmtimit të rëndë të Benjamim Mendy-t duhet të bëjë edhe pa Sergio Agueron.

Argjentinasi ka mbetur viktimë e një aksidenti me makinë që do ta mbajë dy muaj jashtë fushës së lojës.

Taksia me të cilën udhëtonte sulmuesi i City-t, i cili të enjten ndodhej në Amsterdam për të marrë pjesë në koncertin e mikut të tij Maluma, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe është përplasur me një shtyllë.

Aguero është transportuar menjëherë në spital dhe nga ekzaminimet e kryera lojtari ka pësuar disa fraktura në brinjë të cilat do ta mbajnë disa javë jashtë fushës së lojës.

Pra ka qenë një natë ankthi për argjentinasin, që sipas disa burimeve nuk ka pësuar dëmtime të tjera falë rripit të sigurimit.

Pas këtij aksidenti Aguero përveçse nuk do të luajë në ndeshjen e madhe të fundjavës kundër Chelsea-t, nuk do të jetë edhe me Argjentinën për sfidat vendimtare kundër Perusë dhe Ekuadorit si dhe do të mungojë në përballjen e dyfishtë të Ligës së Kampioneve kundër Napolit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *