FRONTEX do të monitorojë kufirin e Maqedonisë

Saimir Lleshi

Pjesëtarë të Agjencisë evropiane për menaxhim me bashkëpunimin operativ të kufijve të jashtëm të BE,­FRONTEX, do të vëzhgojë kufirin e Maqedonisë. OSBE në mbledhjen e djeshme në Beograd, në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki, vendosi që të monitorojnë kufirin Maqedoni-Greqi si pasojë e numrit të madh të refugjatëve.

Sipas marrëveshjes së arritur, ushtarët e FRONTEX nga java e ardhshme në kufirin grek me Maqedoninë duhet të ndihmojnë në regjistrimin e refugjatëve dhe të migrantëve. Ministri Poposki pas mbledhjes së OSBE­-së deklaroi se dërgimi i FRONTEX në kufi është sinjal i mirë dhe se do të ndihmojë në tejkalimin e tensioneve.

“Përfundimisht dërgimi i FRONTEX-it në kufirin Maqedoni­-Greqi është sinjal i mirë. Pas një bindjeje të gjatë mendoj se kjo do të ndihmojë në tejkalimin e tensioneve, të cilat kanë ekzistuar në periudhën e kaluar dhe mendoj se do të mundemi ta përmirësojmë bashkëpunimin me autoritetet greke, sepse prania e Fronteks­it do të thotë ndihmë edhe në pjesën e regjistrimit dhe përcaktimit të procedimit të mëtutjeshëm të migrantëve”, deklaroi ministri Poposki.

Pas sulmeve barbare të Parisit, ku humbën jetën 130 persona, përveç refugjatëve nga Iraku, Siria dhe Afganistani, nuk lejohen të tranzitojnë përmes Maqedonisë, duke e sjellur gjendjen në kufi shpesh në skena kaotike. Së fundmi kanë vdekur edhe një refugjat, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Shumë sosh janë futur edhe në grevë urie për tu lejuar ta kalojnë kufirin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *