FRONTEX nis ruajtjen e kufijve shqiptarë!

DITA Online

Kufijtë e vendit tonë do të ruhen tanimë zyrtarisht nga FRONTEX, duke e bërë kështu Shqipërinë vendin e parë jo anëtar të BE-së ku do të vendosen rojet europiane

Agjencia Europiane Rojeve Kufitare dhe Bregdetar do të nisë zyrtarisht operacionin e saj në Shqipëri më 21 maj, duke shënuar kështu herën e parë që FRONTEX do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo anëtar të unionit.

Një ceremoni zyrtare, e ndjekur nga një konferencë për shtyp, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, në prani të Komisionerit Dimitris Avramopoulos, Drejtorit Ekzekutiv të FRONTEX-it Fabrice Leggeri, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Sandër Lleshaj.

Marrëveshja do të lejojë Agjencinë Kufitare dhe Rojet Bregdetare Europiane të kryejë operacione të përbashkëta dhe të vendosë ekipet në kufijtë e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së për të ndihmuar në ndalimit e emigracionit të parregullt, veçanërisht në rast fluksesh emigrantësh dhe krimit ndërkufitar.

Sipas marrëveshjes, FRONTEX do të ngrejë një strukturë të posaçme në Shqipëri me qëllim luftën kundër emigracionit të paligjshëm drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

 

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Hajer ishalla, por seç ndiej qe do ruajne pjesen e kufirit Shqiperi Europe dhe jo Europe Shqiperi.
    Pra ata qe na dergon Greqija te mbeten peshqesh ketu.

  • C’jane ketom terma te pakuptuara FRONTEX.Thoni shqip ushtaret e Greqise dhe Italise kane rrethuar kufirin per te mbyllur nje popull te tere brenda,madje shkelet sovraniteti i vendit .Institucionet shqiptare jane te pabesueshme per Europen,prandaj dergojne greke apo italiane te ruajne kufirin.Na ndollen me Boten e Lire, rrezuam diktaturen per kete Bote te Lire,mirpo ajo nuk na pranon,na ve ushtare ne kufijte tane ! Cudia me e madhe e ketij viti.!

  • Edhe nje here u tregua qe ky popull eshte i korruptuar deri ne palce sigurisht pa harruar ata qe e udheheqin!

  • Punonjesit e FRONTEX-it do jene shumica shqiptare keshtu qe prape do katandiset gjendja sic eshte tani dhe asnje problem aktual nuk kane per te zgjidhur.

  • Ky eshte sovraniteti dhe mevetesia e Shqiperise.As pragun tone nuk e ruajme dot vete.Kjo eshte demotakercita shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *