Në kohën e çadrës,
qenë dyzet parti,
po kur sosën zgjedhjet,
mbetën vetëm dy!
Mbetën vetëm dy,
në shtizë të flamurit,
shoqja LSI,
dhe PD-ë e Lulit!
Veç këto të dyja,
ca mandate volën,
e gjithë të tjerët,
figurina dolën!
Aty po shoh Shehin,
në të thella rënë,
që vetëm si gërma,
e ka LZHK-në!
Aty shikoj Shehin,
këtë goxha burrë,
që është deputet,
po s’konkuron kurrë!.
Aty shikoj Ndokën,
e filozofisë,
që e ka harruar,
emrin e partisë!.
Ndoka nuk mbledh dot,
as një thes me kashtë,
po gjithnjë ka mbetur,
si një dopjo gjashtë!.
Fatja-mik i vjetër,
që gjithnjë bën zhurmë,
po republikania,
nuk ka as një gjurmë!.
As Dule Vangjeli,
nuk mund të mungonte,
sepse PDNJ-shin,
keq do ta shkretonte!.
Të gjithë këta burra,
janë mysybet,
se nga listë e Lulit,
dolën deputetë!.
Nga fronti i vjetër,
doli fronti i ri,
po këta të pestë,
nuk kanë parti!.
Vetëm Kushua im,
ka parti vërtet,
po për ironi,
s’doli deputet!.
Fronti anti-kanabis,
vazhdon ham e ham,
po aty nja tre a katër,
janë vrasës tamam!
Fronti është një varkë e prishur,
që ngado fut ujë,
që u ngjiz si maskaradë,
me zhurmë e me bujë!
Ata i njeh mirë,
populli shqiptar,
Bir Selman i mëmës,
kë të qash më parë?!
Gëzon Petja dhe Monika,
dhe Lulash’ i gjorë.
mendojnë se u ka ardhur,
zogu artë në dorë!
Flasin si e jëmë e Zeqos,
në degën e thanës,
dhe të gjithë duan të hanë,
veç kokën e Ramës!
Janë të etur për pushtet,
dhe nuk kanë faj,
po të hash kokën e Ramës,
s’është dhe aq kollaj!
Fronti anti-kanabis,
i Mona-Lulashit,
u duket sikur po bien,
dy topet e dashit!
Lidhur në një fill të hollë,
në të parë duken,
po ato të shkretat tope,
kurrë nuk këputen!
Fronti i ri opozitar,
një dru krejt i shkundur.
sepse Rama-një i vetëm,
shumë keq i ka mundur!
A.DUKA

Po beje nje poezi per te majten more servil.uti.
eh lezeti dites je mor patriot, te lumte e mos te humbte, faleminderit
TE lumte .
Hallall Beno ,na kenaq , me keto vargje. Trusti geshtenjave, dhe grupi ciftelia, shpresoj ta hane qafen e pates.
Hahahahaha!…
I mrekullueshem je o Duka Arben!
Ironi dhe Sarkazem p u r o!…Kur i lexova disa strofa per Kryetaret , qe u kane harruar emrin edhe Partive te tyre, kam qeshur me lote…!
Tani ka mbetur edhe Nastradini yne i Blogut pa krijuar Partine e Thashethemexhinjve!
Shahisti te na krijoje Partine e te mundurve nga Lufta e dyte Boterore ,ndersa Mjelma e Zeze, alias Verrrrrronika, te na krijoje Partine e Sallates, sipas Endrrave te Gjysh Gjytyrimit….,dhe Sekretar te pergjithshem te marre Mark Ujkun…
Medet, medet…!
Me fal se desh harrove Monen qe te na kritikoje , pak Meten….
…mbasi te kete bere ca pompa me te ne krevat!..
.Medet, medet,
Nje Kosh me K a r a v i d h e…!
o Vjosa si bretkosa ,
po dhe kur nuk te flase une , nuk rri dot rehat ti ?
po dale ,dale mos u gajas kaq shume , se qesh me mire kush qesh i fundit …..
nga kjo gazeta ku zhgaravit ky ppppppoeti hallateve , eshte hapur dosja e pare e Sajes , te kujtohet Thanua ??
do kete kerkuar azil dhe ai nga partia juaj , ka ngelur ky njeriu me lesh ketu dhe sigurisht ti ,si vajtoce grindavece e bunkerit 😛
une te falenderoj qe me kujton , po na ler rehat ne “reaksionareve” , therrit ate byrone e debilave duartrokites , merr Shukriun , Monen e Mmmmmmeten pas kepuce , mbajeni dhe hajeni ,
se e di vete romancen qe keni me ta dhe KOKEPALARET …..
dorezoni Ramen po ju them , se do ngeleni pa parti fare …do mblidheni te fustani Nexhmijes 😛
Dhe ti pjese e karavidheve je, shoku Fate Velaj.
Po ku hyn ketu servilizmi o uk i shprishur trush.Krijuesi thur vargje ne vertetesin e aktualitetit.Origjinal ne pershtatje te rrethanave dhe episodeve te cdo ngjarje!
Ndaj pelqehet dhe e urojne edhe njiqind vjet jete te lumtur Kerijueasit Duka qe na kenaqe shpirtin mbi katrahuren pislleke te opozites.
Z/K, mos u mer me mark.ukun, sepse ai Është vetë SALA me profil fallco.
Je i papare zoti Arben! Tu befte dita 1000 qe me vargjet e tua godet jo dy zogj ,por kriminelet e ketij vendi; u sjell shpresen njerezve te lenduar nga kjo bande vrastare.Shendet e lumturi ne familjen tuaj
PARTIA E EDVINIT ASHT SI HALLATET E ENVERIT
ME SALIUN KA LIDH KONTRATEN E LUCIFERRIT
LIKE FLORIRIN E BONI PRESIDENTIN E REZILIT
FULLAN KUSARIN SHPETOI ME FINTET E DEBILIT
TANI EDVINI PREJ SAJME TAHIRIT ASHT FRIGUE
PO ZHDUK PROVAT, QE KOKEN ME SHPETUE
POR SI DO TE VAZHDOJE ME TEJ KJO HISTORI?
KET PRESIM TA DEGJOJME NGA TY O BEJTEXHI
Sa mire i di keto punet e hallateve te dashit mer bejtexhi. Expert i carit.
O Mark Ujku a di kush jane 5 gjigantet e industrise shqiptare sipas msntarit tend Berisha qe ke nje jete qe i lepihe si idiot?
5 gjiganete jane Maksude Kadena, Vehbi Alimuca, rrapush Xhaferi, Populli dhe Gjallica.
Italia duhet te shpalle Saimir Tahirin ne kerkim nderkombetar nepermjet Interpolit, si i implikuar ne konspiracine per eksportin e dhjetra tonelatave lende narkotike ne Itali. Nuk duhet te merret me drejtesine dhe politiken ne Shqiperi, sepse ai vend aty nuk ka drejtesi.