Frosinone, Arlind Ajeti kthehet në stërvitje

Dita

Arlind Ajeti kaloi dëmtimin muskulor dhe u kthye në stërvitje me Frosinonen. Pas punës së stafit mjekësor të klubit, mbrojtësi kuqezi iu bashkua normalisht pjesës tjetër të grupit, nën urdhërat e trajnerit Stellone.

Përpara dhjetë ditëve, Ajeti u dëmtua në kofshën e majtë, gjatë ndeshjes që Frosinone fitoi në shtëpi me Bolognan. Ai u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 11 minutave lojë.

Problemi mmuskulor bëri që 22-vjeçari të humbiste ndeshjen e fundjavës së kaluar në stadiumin Matusa përballë Juventusit.

Me rikthimin në stërvitje, Arlind Ajeti duket plotësisht i gatshëm, që të japë kontributin e tij për ekipin, duke bërë që stafi teknik të ketë mundësi zgjedhje prej kësaj fundjave.

Gjendja e lojtarit do të vëzhgohet me kujdes gjatë dy seancave të fundit stërvitore. Nëse ai është plotësisht gati mund të luajë prej sfidës së të shtunës në fushën e Empolit. Në të kundërt, duhet të presë përballjen e 21 Shkurtit me Lazion.

Mbrojtësi i Kombëtares pritet të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes në formacionin titullar. Ajeti është përshtatur mjaft mirë me Serinë A dhe skemat e skuadrës.

Prej transferimit te Frosinone kuqeziu ka luajtur pesë ndeshje si titullar, ndërsa shënoi edhe në debutimin në futbollin italian, në barazimin 2-2 në fushë e Sassuolos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *