Fitorja në Kupën e Italisë ndaj Sampdoria nuk mjafton që Sinisa Mihajlovic të jetë i qetë.
Sipas mediave italiane trajneri i Milan duhet të japë një tjetër provë, që të jetë i qetë për festat.
Ndeshja e së dielën në fushën e Frosinone do të jetë një mundësi për Mihajlovic. Sinjalet pozitive erdhën, por këto duhet të jenë të tilla edhe në kampionat, që për Milan deri më tani ka qenë me shumë ulje-ngritje.
Barazimet në ndeshjet e fundit në Serie A bëjnë që Milan të qëndrojë jashtë zonës së kupave të Europës, objektivi real për këtë skuadër, që mungon prej 2 sezonesh në aktivitetet kontinentalë.
Në rast se shkarkohet Mihajlovic ekipi do të kalojë nën drejtimin e dyshes Tassotti-Brocchi deri në fund të sezonit.
