Frrokaj: Opozita nuk duhej t’i digjte mandatet po zyrën nuk e lë

Edona Llukacaj

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka folur sot  në emisionin Opinion rreth zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pozicionimit të tij si kryebashkiak.  Ai tha se kur presidenti Meta nxori dekretin e parë, ai bëri gati qendrat e votimit në zonën që administron dhe i mbylli ato, pasi presidenti anuloi 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

Ai theksoi se ishte i detyruar të zbatonte dekretin e presidentit, duke treguar se ka kërkuar lirimin e të gjitha shkollave apo ambienteve të tjera ku do të zhvillohej procesi zgjedhor.

Frrokaj tha: “Unë jam i detyruar të zbatoj dekretin e presidenti. Udhëzimi i KQZ-së nuk është ligj, dekreti i presidentit është ligj. Është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos. Në fillim ne hapem qendrat e votimit, kur doli dekreti për anulimin e datës mbyllëm qendrat e votimit.

Shkollat janë në autoritetin e bashkisë dhe nëse do hapen pa lejen tonë kjo është një çështje force pastaj”.

I pyetur nëse do të lirojë zyrën pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Frrokaj tha: Nuk besoj që është kaq e thjeshtë dhe nuk besoj të kaloj kaq lehtë. Unë do t’i drejtohem gjykatës.

Në vijim kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj deklaroi se ishte kundër djegies së mandateve nga opozita, por sipas tij u morr një vendim unanim brenda partisë dhe ai e mbështeti.

Frrokaj tregoi dhe një mënyrë se si mund të protestonte opozita pa djegur mandatet.

Ai u shpreh: “Deputetë duhet të merrni avionin, të uleshin në shkallët e Parlamentit Evropian e t’ju thoshin kolegëve: na dëgjoni se në Shqipëri nuk na dëgjojnë. Unë them që do kishte qenë më e mirë. Nga Partia Demokratike thanë që problemin donin ta kishin bërë brenda Shqipërisë, jo jashtë. Por kryeministri duhet të jetë i vëmendshëm ndaj shqiptarëve”.

Share This Article
6 Comments
  • ha ha ha, ky qeka i papam fare, don ta eksportoj revolucionin e Lulit ne parlamentin evropian … çfare mund te presesh nga ky hajdut trojesh bregdeti?
    Ky eshte revolucioni hajduterise, turp qe e ftojne edhe TV e kazzanit

  • Jo vetëm që janë të gjithë njësoj por në unitet. Bëmë baba te te ngjajë. Në një emision që foli ky froku dhe tha po keto që janë shkruar këtu. Ku ishte i pranishëm dhe Boton Haxhiu dhe intelektuali profesori bythlepiresi hipokriti hajduti Neritan Ceka që gjysmën e jetës e kaloi me Enverin dhe gjysmën tjetër jashtë shtetit me taksapaguesit Shqipetare. Arroganti dhe goje prishur ju drejtua Batonit me fjalët më raciste dhe ofendime për popullin e Kosovës. Nga vjen ti rri urte o katundar mund të imagjinoni se cfafare njerëz janë intelektuale jo e jo por kafshe. Njerëz që per karikët dhe të mirat personale të tyre kur bien bëjnë gjithëcka deri në ekstrimitet..

  • ik o Neritan se je bere i neveritshem , o legen se te beri ps-ja minister rendi o servil , o funderrine e politikes shqiptare, ke vdekur per gjalli,,,

  • Z.Frrokaj, je burre zotni e i ditur.
    Cfare ka lene PD e LSI , pa thene deri tani ne BE , PPE, Ambasada, qeverive perendimore ?
    Nuk ka lene gje pa thene e pa bere. I dergoi edhe pergjimet e prokurorise ne gazeten BILD.
    Ke te drejte kur thua qe , lenia e mandateve , ishte gabim.Autori i idese nuk dihet, por eshte nje pikenisje , per mos perfaqesimin e PD e LSI, ne te gjitha nivelet vendore. Tek populli. Edhe perfaqesues ne KQZ nuk donit. Gabim

  • Pse ta lesh zyren rrotkari je ti,ke akoma dhe 1000 hektare ranishte pa ndare,merre per vete e beji mutin sales e rames bashke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *