Deputeti Mark Frroku, njëherësh kreu i Partisë Kristian Demokrate nëpërmjet një deklarate për mediat ka sqaruar opinionin në lidhje me postin ministror që i ishte premtuar në bazë të negociatave në qeverinë Rama.
Pas bërjes publike të emrave të ministrave nga vetë Rama, Frroku sqaron se edhe pse PKDSH-ja nuk mori postin e ministrit, ai nuk do ta kushtëzojë mbështetjen e tij ndaj Ramës.
“Ne duam të kontribujmë të bashkojmë spektrin demokristian, ne nuk kushtëzojmë mbështetjen për mazhorancën me poste ministrash. Jemi në tratativa për bashkimin e spektrit demokristain që të bëhemi një zë më i fuqishëm. Sipas marrëveshjes, posti i ministrit mbetet një opsion i hapur”, tha Frroku.

Doli dhe ky thelleza e vitrines..po rama koqe kandari ti bente autogol vetes me ty..nuk e di ne ia vlen ta kesh ramen kundershtar se kushedi ku perfundon,biles me vjen keq qe nuk e ke,po do te pranojm ty ne politike per te kuptuar shembelltyren e piste te politikes..
genti mua me fal se mbase ti e njeh me mire ,po mua me duket qe eshte me racional ,,edhe po te kerkoje eshte e drejte e tij se fundi fundit ashte shqiptar po c ti besh bollanos qe eshte antishqiptar dhe na kerkon vend ne qeveri nuk te ve kushte biri i vendit dhe kerkon qeni bollano greku .se po mos jete ky qen ne qeveri nuk ka kush i mbron greket po ne diktature qe keta sharlatanet e tanishem kush i mbronte ,qe cdo gje te paret e mernin keta e pastaj ne prandaj qetesohu genti se ka me keq faleminderit