Frroku: Nuk kam lidhje me Ramën, jam demokristian i pastër

anazapta

Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, në një intervistë për NEWS 24 ngul këmbë se është i pafajshëm. Në lidhje me foton e dalë në media, ai pranoi edhe njëherë se ka shumë njohje në politikë, biznes e polici, por mohoi të ketë njohje me kreun e PS-së, Rama.

Frroku përgënjeshtroi në këtë mënyrë deklaratat e bëra një ditë më parë nga Ministria e Brendshme, e cila tha se kreu i PS-së i kishte propozuar ta kandidonte për deputet.

“Nuk kam asnjë lidhje me Ramën, unë jam demokristian i pastër”, theksoi Frroku.

 

Share This Article
1 Comment
  • Ne periudha paniku total siç e ka zënë PD-në këto kohë mund të dëgjosh edhe budallallëqe si ky demokristiani që Rama do ta bënte deputet. Mua me vjen gjynah për PD-në, por më vjen më shumë keq për Shqipërinë që PD-ja e ka zënë për gryke që këtu e 2o vjet më parë e po ja merr frymën. Jo, jo, ndërova mendim: Nuk më vjen më gjynah për PD-në. Vaftë në ……….. . (pikat lexojini sipas dëshirës)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *