Diabeti dhe tumori janë dy sëmundjet që mund të parandalohen duke bërë pjesë të dietës ushqimore frutat e thata si fistiqet, arrat dhe bajamet. Në të shkuarën mendohej se këto ushqime kishin në përmbajtje të lartë yndyrnash, madje dyshohej se ishin të dëmshme për shëndetin, në mënyrë të veçantë për rritjen e nivelit të kolesterolit, i cili çon në probleme kardiovaskulare.
Por studimet amerikane të kohëve të fundit tregojnë se frutat e thata kanë ndikime pozitive në shëndetin tonë. Një studim i kryer nga Dpeartamenti i Agrikulturës në SHBA thotë se fistikët ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Madje edhe kaloritë nuk janë aq sa thuhej më parë. Vlera energjetike e një racioni (30 gram) është poshtë shifrës 5.9 për qind. Ndërkohë, një tjetër studim ka zbuluar se të njëjtat fruta kanë edhe veti antitumorale. Gjithashtu, po thuajse të njëjtin efekt kanë edhe arrat dhe bajamet. Për më tepër, këto dy të fundit respektivisht ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë diabetin e tipit 2.
