Frutat duhet të konsumohen para buke dhe arsyet janë bindëse

Mila Hysotoci

Nëse deri  tani ju është thënë se frutat duhen konsumuar gjithmonë pas vaktit ushqimor, na lejoni t’ju tregojmë se ky ves është i gabuar.

Por kur duhen konsumuar frutat?

Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar fruta është mëngjesi i herët pas një gote me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arrin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur. Ideale është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.

Pse e gjithë kjo?

Frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejt procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera. Pra, nëse ju hani makarona dhe pas tyre fruta, tretja e makaronave do të ndalojë tretjen e frutave dhe kështu ato do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.

M.H/ Dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Po nuk prishe pune se kush tretet ma pare e ma mbrapa.Ne jemi mesue ti kryejm veprimet pa rradhe.keshtuqe le te treten fruta qe jan fut pa rradhe e mandej makaronat.Problemi ushqimet te treten te mos rrine pa tretun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *