Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Nuk më duket që Saliu të jetë njeri normal. Kompleksiteti që ka si politikan, lidhet me faqen e errët të tij qysh në rini. I përgatitur nëpër laboratorë, ka humbur sensin njerëzor. Ky nuk mendon, vetëm vepron. E qetësojnë disa furça që i japin aleatët tanë dhe kthehet përsëri tek natyra e tij agresive. Shpesh të duket i fuqishëm, i dobët e shpesh herë i trembur e psikopat. Luan në skenën politike si një aktor tragjiko-komik. Të bën të qeshësh, ta mëshirosh, ta urresh, por dhe të ndjell frikën. E shajmë dhe e ofendojmë, sa që zullumet ja harrojmë. E kështu vit mbas viti kjo shushunjë fryhet, shfryhet e nuk pëlcet. Po tha se ky Parlament duhet shkrirë, më shumë e ngrenë zërin ushtarët e tij e kundërshtarët e mazhorancës.
