SPARTAK BRAHO*
Një lajm i kobshëm ka qarkulluar ditët e fundit.
Ka ndodhur një mynxyrë e madhe, më i madh ska ku te shkoje per nje komb, per nje shtet, per nje popull.
Jane shkatërruar e demtuar varrezat e dëshmorëve qëllimisht. Është fjala për varrezat e dëshmorëve të popullit shqiptare, të këtyre 100 viteve të fundit. Një dorë kriminale tinëzisht dhe në pabesi shfrytëzon natën dhe me egersi bishash i shkatërron dhe i dëmton ato. Qëllimisht dhe me një prapavijë që duket haptazi që është hakmarrje. Ndaj kujt bëhet kjo hakmarrje? Ndaj dëshmorëve që ndër vite epopesë dhe historisë së luftës antifashiste, veçanërisht atyre që sakrifikuan jetën si partizanë në Luftën e Dyte Boterore. Është e vetmja lufte në historinë e këtij kombi që ai e ka fituar tërësisht me forcat e tij duke shporrur pushtuesit nazifashist dhe bashkëpunëtorët e tyre ballistë, zogistë. Gjithnjë populli i ka nderuar e nderon veçanërisht ata në një dite te veçantë, si 5 Maji, dita e vrasjes të Heroit të Popullit Qemal Stafa.
Por vandalizmi i ditëve të fundit tregon se po rigoditen dëshmorët atje ne varrezat e tyre te posaçme. Ky lajm, kjo ngjarje e rende vjen nga Korça, por jo vetëm nga ky qytet i rezistencës antifashiste. Atje ne Korçë janë prishur e dëmtuar mbi 30 varre dëshmorësh të këtij rrethi, por edhe ne rrethe te tjera vihet re mungesa e kujdesit dhe lënia ne mëshirë te fatit e këtyre vendeve te amshuara, ku prehen ata qe derdhen gjakun per liri.
Opinioni i gjere, familjaret dhe te afërmit, shoqatat e dëshmorëve e veteranëve janë shqetësuar, kanë reaguar, por në këto vendngjarje kriminale vetëm organet e prokurorisë hetojnë, ndërsa qeveria dhe strukturat e saj kanë heshtur. Pse heshtin dhe nga kush heshtin ?
Le të themi dy fjalë për arsyen e heshtjes së shtetit apo lënien deri në përdhosje të varreve, muzeve, lapidarëve, përmendoreve të dëshmorëve ?
Ka vite, pas përmbysjes së madhe të viteve ‘90, që nuk ka më respekt për këto simbole. Ka vite qe qeveritë, edhe kjo e këtyre 8 viteve të fundit, nuk u bën përshtypje këto akte, kjo rrokopujë kriminale dhe këtu nuk kemi vetëm fjalën për qeverisjen e Sali Berishes. Në këtë heshtje nuk është puna se ka vetëm harresë apo nënvlerësim, sepse shembulli i lapidarit Nënë Shqipëri në varrezat e dëshmorëve Tirane nuk është monument e arkitektëve të panjohur shqiptarë apo italiane, por një artisti të madh të skulpturës monumentale shqiptare, Kristaq Ramës, lapidar tek i cili titullarët e shtetit kujtohen të vendosin lule në raste festash përkujtimore.
Por nuk ndodh kështu me simbolet e tjera të tërë vendit, për te cilat nuk ka as inventarë e kujdes per mirëmbajtjen e tyre, përjashto veçse kujdesin modest te organizatave shoqërore patriotike. Sulmi ndaj simboleve me sa duket ka një “gjenerator” që e nxit. Është fryma e rigjallërimit neofashist e hakmarrës të të mundurve, te luftes se dyte boterore, eshte rrjedhoje e aktit te turpshem te kryeministrit tone “ socialdemokrat”, qe kulmoi me evokimin dhe nderimin qe i beri kryeballistit Mitat Frashëri, dhe vendosja e tij ne një memorial të pajustifikuar per kontribute në fushën e shkencave albanologjike, ku ai ishte thjeshte një kriminel i Luftës së Dyte Botërore.
Është fryma e dekorimeve pa inventar e te pamerituara te Presidentit Ilir Meta, qe e ka shpërdoruar keto dy tre vitet e fundit ceremonitë për nderimin e lloj-lloj bashkëpunëtoresh te nazifashizmit.
Janë te gjitha këto disa nga arsyet qe ka gjallëruar dorën e zeze qe është zgjatur dhe godet jo vetëm simbolet fizike te historisë se këtij kombi, por dhe tentativave për të ndryshuar historinë.
Është çudi e madhe që formacioni politik, PS në mënyrë të veçante edhe në këtë rast nuk u kujtuar të reagojë, t’i dënojë. Me sa duket përkujtimi i ngjarjeve te lavdishme te luftës dhe simboleve te tyre, mbrojtja e vlerave antifashiste u duhen vetëm ne situata elektorale. Ka ndodhur madje ne këto vite te qenies se socialisteve ne pushtet, të ushqehen me fonde shtetërore Institute gjoja historike, në emër te antikomunizmit te cilat paguhen e ushqehen vetëm te shpifin, vetem pseudo historiane te tipit te Uran Butkës etj. Ndërkohë që nuk kompensohet kjo mangësi me ngritjen dhe mbështetjen e një Instituti te posaçëm për studimin e Luftës se Dyte Boterore i cili me kompetence te bejne dhe korigjime te nevojshme te kesaj historie.
Po pse nuk e bën këtë qeveria e socialisteve, maxhoranca parlamentare dhe mbetet kjo vetëm te kontirbuti personal i studiousve P. Xhufi, M. Kasmi, P. Milo, Xh. Shehu, etj ?
Sepse udhëheqësit politikë aktualë në emër të antikomunizmit dhe “dekomunistizimit” të historisë, shfaqin në thelbin e formimit të tyre prirjet e turbullta ideore të mbushura me ide të djathta e anarkiste, me mungesë respekti për luftën e heronjve, dëshmorëve, për fitoren e madhe te brigadave partizane që u rreshtuan me koalicionin e madh antifashist te anglo-sovjeto –amerikane.
Nga qeveritaret tanë mire eshte bere, qe janë krijuar kushte për nderimin e ushtarëve italianë, gjermane, greke etj per te cilët jane ngritur edhe parcela te vecanta varresh. Por pse lihen mënjanë bashkëluftëtaret dhe dëshmorët e luftes, partizane. Ne Manthausen te Gjermanisë kampi famekeq i shfarosjes, LAPIDARI qe simbolizon qëndresën e popullit shqiptar, është jo vetëm më madhështori, dhe dinjitozi, por edhe me i mirëmbajturi e vizituari.
Vume ne dukje me siper se eshte gjalleruar se fryma e revanshimit neofashist dhe e te djathtes estreme eshte gjalleruar edhe disa vende europiane. Duket se refleskse te kesaj fryme vijne edhe ne Shqiperi, por ne asnje prej ketyre vendeve nuk guxon kush te vere dore mbi simbolet e luftes antifashiste. Kudo ato nderohen, ne ceremoni festive madheshtore nga popujt dhe shtetaret e tyre. Ne menyre sporadike shfaqen dhunime ndaj simboleve e ambjenteve perkujtimore te cifuteve te nxitura nga rrymat antisemite. Por ne keto raste keto shtete veprojne, godasin e u tundin dhembet me kamxhikun e ligjit, per te mos i lejuar.
Vetëm, dhe per fat te keq keto nuk ndodhin ne Shqipëri, ku sic thote Kadareja, tenton për t’i rivrarë të rënët e luftës çlirimtare.
Ky është një turp, e ne kete kuptim s’kemi pse i turremi vetëm Sali Berishes dhe rrezikut per rikthim te tij me nje skenar ku mund te na shfaqet seria e dyte e nje filmi horror.
Por le ta analizojmë edhe rikthimin e Sali Berishës në krye te PD-së.
“Riciklimi” i Berishës ne PD është edhe fundi i tij…
Ngjan si dy pika uji tentativa për riciklim në krye të Partisë Demokratike i Sali Berishës, me rikthimin e pa suksesshëm te Napoleon Bonopartit pas abdikimit të tij nga froni mbretëror apo si rikthimi i dështuar i Fatos Nanos për të marrë përsëri frenat e Partisë Socialiste ne vitin 2004.
Ka edhe shembuj të tjerë historik, të ngjashëm si rastet e mësipërme, ku në thelb kane pangopësinë per te uzurpuar fronin e pushtetit,me dhune, por ne shumicën e rasteve kane rezultuar pothuajse te dështuara duke vulosur fundin politik dhe fizik të atyre. Dihet se kartoni i përdorur, i mbledhur per riciklim jo gjithmonë prodhon letër cilësore. Por rasti i Sali Berishës këto dite është me shume veprim i nje personazhi politik jo burrëror dhe aventurier. Dihet tashme se pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Berisha deklaroi “me solemnitet” dorëheqjen e parevokueshme nga te gjitha funksionet shtetërore dhe “politika aktive”, për te mos u rikthyer me “kurrë”.
Tani pas 9 vjetësh, ne kushte te tjera dhe pas nokdaunit qe ai pësoi duke u shpallur NON GRATA nga Departamenti Amerikan dhe duke ndjere rrezikun për goditjen e tij jo vetëm morale, por edhe ligjore, per zullumet e viteve te shkuara, ju ringjallen papritur “pleshtat” e etjes për pushtet dhe zbriti me anijen e tij të marrëzisë në tokën që la dikur të djegur për të rinisur betejën politike si Don Kishoti!
Dihen arsyet e vërteta te kësaj kthese. Asgjë nuk ka parimore në këtë riciklim të Berishës qe i ngjan nje agonie politike, te cilen ai ja di fundin. Edhe këtë ai e ndjen dhe e kupton, por nuk e kishte ndier kaq të dhimbshme, të rënde, asgjësuse për klanin e tij keqbërës ku perfshihet edhe familja.
Nuk mund te mos analizojmë nxitjen e Berishës per rikthim edhe si rrjedhoje e vendimit te rrezikshëm, antiligjor i gjykatësit Agron Zhukri, i cili konfirmoi, por edhe te miqesive te tij politike e ndikimit qe Sali Berisha ka mbi gjyqtare te veçante. Ndjehet se ky vendim i gjyqtarit Zhukri, ne dukje si kthese per te mberthyer PD-n. Ky vendim i papritur ka mekur opinionin dhe turbulluar zërin kundërshtues te drejtuesve aktuale te PD-se, e Alibeajt, Bardhit etj.
Gjithsesi jemi ne pritje qe drejtësia ta thotë fjalën e saj përfundimtare me vendim-marrjen ne shkallet e tjera te gjykimit.
Bëmë ne këtë rast një analizë të shkurtër të zhvillimeve politike ne PD duke parashikuar se këto zhvillime do te jene fundi i ketij politikani 80 vjeçare te konsumuar koke e këmbë. Ndërkohë që themi qe kjo analize ka edhe nje fill tjetër që duhet analizuar si faktor. Dhe ky eshte “Filli Basha”, biri plëngprishës i Berishës, i diplomuar dhe formuar në inkubatorin politik të PD, i ushqyer gjate gjithë kohës me biberonin e tij, por jo vetëm.Ai mbeti nje manekin në duart e tij, mostër në formimin karakterial, arlekin në skenën politike shqiptare, një hiç me bisht qe u rrotullua gjate viteve me gramafon në qafë e në fyt…
Ne 9 vite te këtij “ylli politik”, Basha realizoi vetëm humbje te njëpasnjëshme, jo vetem ne fushatat elektorale. Humbja me e turpshme e tij, ishte ajo e vitit 2017 si edhe ajo e fundit e 6 Marsit 2022. Pas këtyre ai duhet te kishte dhenë dorëheqjen, por nuk e beri. Sali Berisha e mbajti. Vetëm nen presionin e humbjes se zgjedhjeve te 6 Marsit ai u detyrua te largohet, duke marre përsipër edhe përgjegjësinë personale, por jo ate te bashkëpunëtorëve që e rrethonin. Pas vendimit te imponuar per te përjashtuar Berishën dhe disa nga ndjekesit e tij nga Partia Demokratike, ai synoi te realizonte nje skenar, qe u dominua nga “përdhunimi” dhe poshtërimi reciprok midis tyre per disa muaj.
Të denja për dy sharlatanë, ku njëri prej tyre i duroi, i kapërceu, i lëpiu si i mësuar me gëlltitje jashtëqitjesh dhe akuzash politike per shit-blerje e korrupsion te cilat patën si finale te tyre edhe nofkën “i padenje”, “Non Grata”, antiamerikan i thekur, ndaj te cilit tani Berisha per te dale nga qerfulli i tyre organizoi foltoren e famshme me militante te pagdhendur. Ai luajti e po luan ne daljet e tija, me alibinë se Departamenti i Shtetit, Z.Eskobar, ambasadorja Kim, s’kane prova e fakte, se ato jane shpifje e sajesa te financuara nga Xhorxh Sorosi, por qe në mënyrë qesharake ai nxori jashtë loje edhe gjykatësin francez, per ta shfajësuar nga akuzat.
Akti i dorëheqjes si kryetare i PD-se, i Z.Bashes do te kishte qene me dinjitoz edhe po te ishte dorehequr si deputet. Kujt i duhet e kujt i sherben Lulzim Basha tani? Cfare shpreson ai tani e tutje pas Vaterlose te klanit te Rithemelimit te PD-se? Askujt. Madje ky klan me në krye Berishën dhe batalionin e tij “Hakmarrja” e Rithemelimit u mori edhe zyrat “paqësisht”, te cilat ai s’ja mori me dhunë e zjarr në 8 janar 2022.
Tashme strukturat përkatëse politike euroantlantike e kuptuan se Basha ishte njeriu i tyre, sa kohe ishte i domosdoshëm për të qene i kësaj rruge, por pa harruar se po ky njeri ne ecurine e tij politike, s’kishte qenë gjë tjetër veçse realizues i dhunës, i rruges, i braktisjes parlamentit, i deshiresh per te destabilizuar vendin nepemjet rremujave, i përfshirë ne afera financiare si dhe ne lidhje te dyshimta me lobe serbe e ruse.
Por ç’do të bëhet me bashkëpunëtorët e ngushte te Z.Basha, me ata qe mendojnë se jane legale dhe besnike ? Ata i pret fat i zi, purgatori ku i ka flakur Berisha kundërshtarët e tij politike këta 30 vite. Si ish-ministër i Transportit, i Jashtëm, i Brendshëm, Kryetar Bashkie i Tiranes për llogari te Berishës, do e shoh fatin e zi të kolegëve e tij që të ndoqën pas ne ditet e “Sprapsme”, te cilet zgjodhen vetësakrifikim mbrapa dyerve të blinduara te Shqupit. Gjithmone ne rast se Gjykata e Tiranes nuk do ndryshoj vendimin e saj. Kete fat do te kete, neqoftese nuk cedon, deputeti Moglices se Korçës, qe shkroi romanin e Babales, Salianji, kokeforti Alibeaj-i, të cilet presin ti vene ne turrën e druve ku rri më pishtar zjarri në dorë për t’i vene flakën kuksiano prizrenasi Flamur Noka. Ai do te shohe edhe hetueskomisionerët Jorida Tabaku etj qe duke u grindur ne tavolinat ku u hartua raporti i Komisionit Hetimor per impiantet e përpunimit të mbetjeve të plehrave në Fier, Elbasan, etj në pritje si Godoja, te hetimeve të Shën SPAK-ut.Ka edhe nje varjant tjeter ate te dillit pasuror me ministrat e qeverise Ramës, meqenese edhe keta te “majte” kanë edhe ca “Non Grata” në radhet e tyre…
Lul Basha do të ndjekë tashmë si vëzhgues edhe turmën laramane te analistëve të lodhshëm televizivë duke parashikuar jo vetëm fillimin apo fundin e PD-se, por edhe te regjimit te Rames qe ka vene kufirin te 2030 dhe te Partisë Demokratike me shume gjasa te ndare me tre flamuj, por e përbashkuar njera prej tyre, rreth klithmave të Sali Berishës si në kohën e Frankos e të Hitlerit.
U ndala tek Sali Berisha dhe PD, pasi kam bindjen se është pikërisht dora fashiste berishiste edhe në aktin e turpshëm të dhunimit të varrezave të dëshmorëve në Korçë. Prokuroria dhe drejtësia le të hetojnë dhe ta marrim vesh të vërtetën.
*Nënkryetar i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut

Saliu duke ditur që nuk mund të varroset me dëshmorët i ka zili.Nuk di si po mendon për ruajtjen e varrit të tij nga përdhunimi se do ketë përpjekje.
Braho para se të flasësh Dëshmorët e Kombit,ne që kemi ndjerë dhimbjen e prindërve tanë për vëllezërit e motrat e tyre kërkojmë që të bëhesh dëshmitar i vërtetë për mbrojtjen që i bere të korruptuarit të madh Ilir Meta.Kujtojmë Baba Takun me çantën e zezë që shantazheve të tjerët në emër të Metës me të.Berishën bën mire që i thua të vërtetat por si jurist shko në SPAK si dëshmitar kundër tij.Kjo është klithma e dëshmorëve për ty,nëse je i vërtetë në mbrojtje të veprës së tyre.Kujtesa ekziston është e trembur por do të flasë.Kujtohesh me çantën e zezë që përkëdhelje.Bëhu njeri i vërtetë.