Sikur të diskutonin një herë mbi ngrohjen e shkollave publike…

redaktor

Kishte një “risi” dje debatet e rradhës në Kuvendin e Shqipërisë. Me termin debat, padyshim e keqpërdorim këtë nocion mjaft serioz, por duket se keqpërdorimi i fjalës, i lirisë dhe peshës së saj në këtë vend është bërë sëmundje epidemike. Ndërsa kjo dukuri, kur ndodh në parlament bëhet akoma më e padurueshme, por ç’është më kryesorja, e demshme dhe e rrezikshme.

Kështu, dje në parlament, dy ish drejtuesit e Partisë Demokratike i kapi befasisht meraku për të reaguar dhe “dhënë sqarime” agresive për origjinën e tyre. I tejngopur me përmendjen e fshatit të thellë të origjinës, eposin ironik të zbritjes së tij me valixhe druri drejt kryeqytetit etj etj, ish kryeministri Berisha iu përveç gërmimit të “origjinës së vërtetë” të pasardhësit në qeveri, dhe stërgjyshin ja nxorri nga Mbreshtani, fshat malor në mos gaboj diku mes Beratit e Mallakastrës. Këtë shfryrje të beftë e një personazhi politik ‘lëkurëshollë’, që dukej se nuk i bënin përshtypje ngacmimet e herëpashershme jo vetëm mbi origjinën por mbi shumë akuza ku e ku më serioze, dikush mund ta komentojë si shenjë e moshës.

Por sidoqoftë, opozita dje nuk u mjaftua me ‘dokumentimin si fshatar’ të Edi Ramës.

Saktësimi i dytë i origjinës erdhi nga ish kryetarja e Kuvendit, e cila iu përvesh deputetit të majtë Balla si fshatar i lindur në një kasolle, dhe pasi e akuzoi se ishte pasuruar ndërkohë, shpjegoi se ajo pasurinë e kishte në genin familjar, që kur paraardhësit e saj kishin shtëpi në Venedik. “Ne kemi patur shtëpi në Tiranë, pavarësisht se quheshim shkodranë”, tha znj.Topalli me një akt distancimi disi të çuditshëm nga Shkodra.

Sigurisht, pasurinë familjare gjithkush do ta dëshironte si fat personal, por kjo nuk e shpjegon sesi llotaria e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve i ra pikërisht asaj, mes pak të tjerëve, teksa ishte në krye të Kuvendit. Ndoshta fat.

Gjithsesi, këto ishin dy momente pikante të Kuvendit të djeshëm. Fshatarë, aristokratë, qytetarë, katundarë, anzhuinë apo venecianë, u mblodhën dje në parlament dhe shtynë edhe një ditë të këndshme. Meqë jemi tek fshati, ka ende shumë fshatra ku nxënësit e shkollave kryejnë mësim me kohë të shkurtuar, ose hiç fare, për shkak të të ftohtit. Por edhe shkolla të disa qyteteve gjithashtu. Do propozoja referendum blitz popullor për t’u njohur të gjithë deputetëve çertifikata aristokracie, apo katundarie të thellë, si t’u volisë, vetëm të diskutojnë një herë mbi ngrohjen e shkollave publike. Dhe ta zgjidhin, ose ta bëjnë qeverinë leckë derisa ta zgjidhë. Para se ndërrimi i stinëve ta shtyjë, të njëjtin problem, për dimrin e ardhshëm…

Për çudi, kur ministri i Financave po sqaronte formulën e një koncesioni të debatueshëm në tatime (ose PPP-je, siç korrigjoi më pas ministria), dy tre deputetë opozitarë ishin në sallë. Mesa duket, të tjerët po sqaronin origjinën në kafe…

Share This Article
4 Comments
  • meqenese jane shtruar rehat mbi pasurine e vjedhur te kombit tani po bejne gare se cili eshte nga familje me fisnike.
    babai i njerezimit thone se eshte majmuni.Me duket se ne mbushien e asaj salle nuuk kemi gabuar.Shihi nje nga nje dhe do te shohesh sa shume kane marre nga gjyshi.
    Veshtiresia eshte se nuk dallohet majmuni i qytetit ,i bllokut,shpelles nga i fshatit.
    kete do ta zgjidhin vete ata duke u mbledhur cdo te enjte.

    • Thuje mor Besnik çka ju thot Xhozi gjithe deputeteve te opozitesduke i bomun shenj me gishta dhe ata rrijn si gallofa !
      ” .. Mos me folni mu se tash po jua ngrefi babët dhe ju s’bashku . A doni ma . Mylleni gojen se ju kapi per zhelesh , qelbesina ! “

      • e c’fare ka per tu krenuar ketu o mik…qe keta po tallen me ne, qe nuk diskutojne(te majte e te djathte) per hallet e zgjedhesve por per budallalleqe qe ne nuk duam ti degjojme…Na shkojne femijet me doreza leshi ne klase dhe nuk i heqin xhupat nga te ftohtit…dhe per kete nuk e ka fajin opozita por qelbesira Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *