Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Të nderuar zotërinj të Ditës. U sëkëlldisa kur dikush ofendoi një tjetër, o fshatar! Çfarë dallimi ka fshatari me një qytetar? Kur lindi qytetaria në Shqipëri? Unë jam krenar që kam origjinën nga fshati. Sot e 50 vjet jetoj në qytet dhe në fshat, por jam më i lumtur të jetoj në fshat, më dinjitoz e ndjehem më i kulturuar e më burrëror se në Tiranë. PSE? …Aktualisht jetoj në një pallat 12 katësh në katin tretë. Më është neveritur jeta këtu. Pisllëk, ambjentit i vjen erë kërmë, familjarë që jetojnë me qen në krevat. Në ashensor nuk lëviz nga duhanxhinjtë. Nuk dilet në ballkon se të hedhin qeset e plehut… Pa mos pyet natën me të lehurat e kopeve të qenve.
