Lazarati është një nga fshatrat më të njohura shqiptare në të gjithë botën, kjo për shkak të kultivimit të kanabisit. Edhe pse ka marrë famë, 2800 banorët në këto ditë më të nxehtin ekstrem po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Ne disa lagje furnizimi me ujë bëhet vetëm 30 minuta në ditë, ndërsa në lagje të tjera banorë të gjejnë zgjidhje duke mbushur ujë në qendër të fshatit në çezmën e cila është i vetmi burim për ta.
Banorët shprehen se ky problem vijon prej disa vitesh dhe askush nuk ka marrë masa për ta zgjidhur pavarësisht se faturat i paguajnë rregullisht.
Ja çfarë thonë ata: “Në shtëpi vjen një ditë po një ditë jo. Paguajmë 8 mijë lekë në muaj”, tha një banor.
“Kemi kështu, një ditë po 3-4 ditë jo”.
“Për të paguar paguajmë, kurse ujë nuk kemi”. “Uji është shumë i pakët”.
Problematikën e pranon edhe administratori i fshatit Lazarat.
l.h/ dita

Epo ti lesh njerezit ne kete gjendje katastrofike dhe te mos merren as me droge.
Halli i tyre nuk eshte uji. Lerini lazot te mbjellin ate per te cilen jane specialista dhe do te shihni qe nuk do ankohen per mungese uji.
Iku koha kur saliu i conte uje me autobot per kanabis qe e kishte legalizuar si ne kaliforni