“Fshati” i planetit Mars do të ndërtohet në Tokë

Gazeta Dita

Provinca e varfër kineze Qinghai do të jetë vendi i parë në botë që do të simulojë planetin Mars. Synimi është që vendi të kthehet në një atraksion turistik, duke krijuar një strukturë për eksperimentet e nevojshme për eksplorimin e Planetit të Kuq, njoftoi media kineze.

Një marrëveshje për të ndërtuar një “fshat Mars” në prefekturën autonome të Haixi Mongolian dhe Tibetane u nënshkrua të martën, njoftoi China News Service. Rajoni është pjesë e Tibet Plateau, me një shkretëtirë që zë tre të katërtat e të gjithë krahinës, e vendosur në veriperëndim të Kinës. Zona për shkak të mijëra viteve të erozionit të erës, shkretëtirës dhe thatësirës është kushteve të planetit Mars.

Fshati i planifikuar do të ketë dy vende, një “komunitet të Marsit” dhe një “kamp të Marsit”, sipas Liu Xiaoqun, një zyrtar i përfshirë në eksplorimin e hapësirës në Akademinë Kineze të Shkencave. Autoritetet lokale shpresojnë se kjo do të nxisë turizmin në rajon përveç se të shërbejë për kërkimin shkencor.

Kina është një nga disa vende me ambicie për eksplorim të gjerë të sistemit diellor. Misioni i saj i parë i pavarur i Marsit është planifikuar për në 2020, me mision në Hënë.

Vende të tjera përdorin rajone të shkreta për të kryer eksperimente për mbijetesën në kushtet armiqësore marsiane. Vitin e kaluar, NASA përfundoi me sukses një mision mbijetese njëvjeçare në një “koloni lokale të Marsit” që ndodhet në Hawaii. Një eksperiment i ngjashëm në shkretëtirën e Utah zgjati 80 ditë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *