Në çdo rrugë hyrjeje në fshatin Arcade, një qendër me rreth 4 mijë banorë në provincën e Trevizos në Itali, është vendosur një tabelë që shkruan: “Komuna vëzhgohet me video”. Por e veçanta që ka tërhequr edhe vëmendjen e faqes italiane të lajmeve fanpage.it, është se shënimi është shkruar në gjashtë gjuhë, ku përveç italishtes, anglishtes e frëngjishtes, dallohen edhe rumanishtja, arabishtja dhe shqipja. Kjo e fundit, me gabime por e kuptueshme: “Zona i vezhguart nga telekamera”.
Kreu lokal i Arcade-s është legisti Domenico Presti, që shpjegon se “tabelat duhet t’i kuptojnë të gjithë, edhe hajdutët e mundshëm”. Dhe sipas tij, “etnitë që bëjnë më shumë kësi lloj grabitjesh janë rumunët, shqiptarët dhe një pjesë arabësh”.
Kryebashkiaku është krenar për gjetjen, sepse sipas tij, tërheq vëmendjen dhe ashtu si çdo italian, që shkon jashtë vendit dhe i mbeten sytë tek një tabelë në gjuhën e tij, ashtu dhe tabelat e tij paralajmëruese do të bëjnë më shpejt efektin e frenimit. / DITA

Do te ishte me mire qe tabelat vetem me italisht te mos shkruheshin
ATA SHQIPTARE QE VJEDHIN E VRASIN, S’DINE TE LEXOJNE…SHQIP!!
Ku eshte problemi kane frike se hajdutet nuk dine italisht??
Nuk ka asgje per t’u habitur . Hajdutet shqiptare , jane nder me te rrezikshmit e nga me kriminelet . Vetem ditet e fundit , tre hajdute shqiptare , po terrorizojne veriun e Italise . Race e felliqur otomane .