Fshati Malbardhë i Laçit, që u bë i famshëm në botë për ndërtimin e një kishe, edhe pse 95% është mysliman, është nderuar nga ambasada amerikane në Tiranë.
Ata janë marrë çmimin si kampionët e muajit të iniciativës “Vepro Tani”.
“I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Henry Jardine, i dorëzoi çmimin e Kampionëve të Vepro TANI! për muajin shtator komunës Malbardhë, për bashkëpunimin e tyre ndërfetar dhe inisiativën vullnetare për të ndërtuar një vend besimi gjithëpërfshirës.
Për shkak se i vetmi vend historik fetar në fshat, një kishë 600-vjeçare katolike, ishte duke u shkatërruar, shumica e besimtarëve muslimanë të fshatit, së bashku me fqinjët e tyre katolikë vendosën të ndërtonin një kishë të re për komunitetin.
Edhe pse Arqipeshkvi Mirdita në fillim ishte në mëdyshje për të financuar një kishë të re për një qytet me shumë pak besimtarë katolikë, anëtarët e komunitetit Malbardhë e bindën atë për të financuar projektin duke i ofruar punën e tyre dhe disa materiale falas.
Tani, në vendin e shenjtë të këtyre rrënojave, qytetarët e Malbardhës i kanë kushtuar një kishë të re të Shën Mëhillit, por ata këmbëngulin se konsiderohet vend i shenjtë si nga muslimanët, ashtu edhe nga katolikët.
Fshatarët kanë shprehur dëshirën për të gjetur një mënyrë për të ndërtuar xhaminë e parë të qytetit si projektin e tyre të ardhshëm. Ky qytet i vogël është shembull i përkryer i modelit të vazhdueshëm të tolerancës fetare në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
