Fshati në librin e historisë si rezidencë luksoze, Ministria e Arsimit: Rishikojmë tekstet

J L

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për tekstin e librit të historisë që portretizonte fshatin me rezidencën luksoze në periferi të Tiranës, në pronësi të sipërmarrësit Samir Mane.

Lidhur me tekstin që u bë viral në rrjet, Kushi u shpreh se ka nisur puna për analizën e të gjitha teksteve shkollore, për të konstatuar të gjitha parregullsitë.

“Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesiona­le, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar. Para pak vitesh ne kemi realizuar një reformë të thellë, duke u dhënë mundësi nxënësve tanë që të mësojnë me tekste më cilësore, por puna do të vazhdojë pa u ndalur për të garantuar standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor”, tha ajo.

Në librin e historisë së klasës së katërt, nxënësve ua përshkruanin fshatin duke u ilustruar një zonë “ekskluzive”, ku jo çdo kush ka mundësi ta përballojë, pasi një banesë varion nga qindra mijëra deri në milionë euro.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *